Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,
Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.
“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama.
Para fjalës së kryeministrit Edi Rama, sekretari organizativ Blendi Klosi theksoi se një pikë e rëndësishme është lancimi i fillimit të fushatës elektorale në të gjithë territorin.
Burimi:botasot.info
