Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot një ndeshje të rëndësishme, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret Izraelin.
Dardanët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës vendase dhe përkrahjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje, e cila ka rëndësi të veçantë për objektivat e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Franco Fodës vjen në këtë takim pas katër ndeshjeve në të cilat ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar pesë pikë.
Kjo e rendit Kosovën në pozitën e dytë në Grupin B3, tri pikë prapa Austrisë.
Kosova – Izraeli
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Tociomit.
Burimi: botasot.info
