GazetaMax
Ballina

Rektori Zeqiri: UNT me programet e reja konkurrent i USHKIM

Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri, në rrjetin social faecebook ka shkruar se Universiteti “Nënë Tereza” me programet e reja, është konkurrent me Universitetin Shtetëror “Kirilli dhe Metodi”.

“Ne si UNT kemi nevojë për fakultete publike dhe programe studimore në Shkup sepse vetëm në USHKM kemi 2072 studentë shqiptarë që studiojnë në gjuhën maqedone, pjesa dërrmuese e këtyre studentëve studiojnë në gjuhën maqedone sepse nuk ju ofrohet mundësia të studiojnë në gjuhë shqipe në ato programe studimore ku ata dëshirojnë. Sot kemi 73 studentë shqiptarë në fakultetin ekonomik, 69 studentë në fakultetin juridik dhe mbi 150 studentë që studiojnë në universitetet private në këto drejtime. UNT ka nevojë për këto dy fakultete, me qëllim që të bëhemi konkurrent me USHKM e jo me universitetet e tjera në gjuhën shqipe”, ka shkruar Zeqiri.

https://www.facebook.com/izet.zeqiri.7/posts/10227602851767466

Related posts

U tha se po bëhet nënë për herë të dytë, Loredana befason me postimin e fundit

Gazeta Max

Gusha e dhjamosur – Hapat dhe ushqimet e duhura për ta shmangur

Gazeta Max

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Gazeta Max