Alphonso Davies ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka folur për eksperiencën që e pret në Kupën e Botës në Katar.
Mbrojtësi kanadez ka falënderuar edhe një herë shtetin e Kanadasë që i dha atij dhe familjes së tij mbështetje për jetë më të mirë.
Davies ka thënë se do të jetë nder i madh për të të përfaqësojë Kanadanë, si dhe ka paralajmëruar se të gjitha fitimet do t’i jap për bamirësi.
“Kanadaja na mirëpriti mua dhe familjen time dhe na dha neve mundësinë për një jetë më të mirë. Më dha mundësi të jetoja ëndrrat e mia. Është nder i madh të luaj për Kanadanë”, ka thënë Davies.
“Dua të kthej diçka, kështu që kam vendosur të jap për bamirësi gjitha fitimet e paraqitjeve në Kupën e Botës këtë vit”, shtoi mbrojtësi i Bayern.
Kjo do të jetë hera e parë që Alphonso Davies do të luajë në një Kampionat Botëror.
previous post