Paris Saint-Germaini është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e Real Madridit, Arda Guler.
Sipas mediumit turk “Ajansspor”, kampionët francezë synojnë ta transferojnë mesfushorin 21-vjeçar, të cilit i ofrojnë një pagë vjetore prej 22 milionë eurosh.
Guler raportohet se ka refuzuar ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës, e cila kap vlerën e tetë milionë eurove në vit.
Një marrëveshje e mundshme prej 200 milionë eurosh do ta bënte turkun shitjen më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit dhe transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse PSG do ta konkretizojë këtë interesim me një ofertë zyrtare.
Burimi: botasot.info
