Jo! Sot, mos më qani mbi Varr!
Kur, gjithë jetën kam qenë në Varr:
Me të gjallët dhe të vdekurit.
Edhe, më keni “dashur”. Dhe, urryer
Sot, nuk dua të më qani mbi Varr!…
(Luftë me Mbret
e luftë me krajl)
Oj, Shqipëri, Nëna jonë e Madhe
Luftë me Mbret. E, Luftë me Krajl.
Nuk të trembi Turqia. As, Serbia
Nateditë, me mik, e armik:
Fyt për fyti për një shtet Etnik!
Armët, nuk i lëshove nga dora
Nuk të trembi shiu. Breshëri:
Rrufeja. As, dëbora e Madhe.
Lirinë, e pate thellë në zemër
Pranverë, Vjeshtë. Dhe, Dimër.
Armikut, i dole në pusi dhe prita
Armët në dorë! Që të vijë Dita!
Sot, rri krenare në Shqipëri
Nënë moj, se: erdhi Dita…
(Nana ime plakë
fliste me pulën)
Nana ime në Katund, Cërvicë
Mbante pula. Dhenë. Lopë.
Qe zgjedhe arave. Fushave
Edhe Gjela Kryngritës.
Që, kur hipnin në Gardh.
E thirrnin Diellit. Agimin!
Unë, asaj kohe si mësues në Drenas
Të Drenicës, në Kosovë. Kur, vija
Në Shtëpi, Katund: E shihja se, si:
Fletë me pulën. Edhe, pse në lëmë:
Asaj kohe i kishte mbi pesëdhjetë pula.
Dhe, një Gjel kryngritës mbi gardh
Që, përplaste fletët. E thirrte Agimin.
Përçudi, pulën e mbante në dhomë
Dhe, Nana fliste vetëm me Pulën…
(Zgjimi i Ditës Djeshme
dhe kësaj të Sotmes)
Përderisa, dikur: Nana, herët në mëngjes
Si fëmij lazdran me një thupër thane:
Për “Shën Gjergj” më zgjonte nga gjumi
T’i kullos lopët te livadhi: “Pukoshta”.
Sot, më zgjojnë herët frymzimet. Librat,
Shkrimet publicistike. Poezitë erotike. Jo,
Këmbanat e kishave. Minaret e xhamive…
(Cuca e Xhadisë* i
lindi dy kotele)
Cuca e Xhadisë. Herët, Natën
I lindi dy kotele. Edhe, Ato:
Qanin për gji. Tambël Nëne!
Herët, ma prishi gjumin Nate
Mjau, mjau, mjau… Mendova:
Se, Cuca e Xhadisë. Natën
E kishte zënë ndonjë zog.
Dhe, e përgadiste për drekë.
Djali vogël ishte “çmendur”
Dhe, shaheshte me Cucën.
Që, dy kotele i kishte lindur
Edhe, ia kishte prish gjumin.
U zgjova, dhe dola në sallon
Cuca, i kishte lindë dy kotele:
Shtëpisë, i ishin shtuar banorët…
Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë
(Hëna ime u varë në
Lis midis Livadhi)
E hapa dritaren e Odës miqëve
Babai shkrepi revolen nga dritarja:
Bombat e strukes i hudhi në lëmë.
Dorën e futa nën jastëk: Dhe, e
Nxorra Penën time me Dy tyta:
Bollës me flokë ia shkrepa në ballë.
Përpëlitej në shtrat. Vrik, u zgjova,
Veten e kisha varrosur në Katund.
Endërr. E hapa dritaren: Hëna, e
Kishte varë veten drapër në Lis…
(Veten vras me raki rrushi)
Natën, rri zgjuar me Robërinë,
Xhadinë*. Që, më ka vënë pusi.
Edhe, më dhunon mes librave
Burrë, kërkon t’i lindë kopila.
E nxjerr Lapsin me dy tyta
Dhe, e paloj në shtrat, kulaç.
Veten, e vras me raki rrushi…
Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë
(Boemi i Prishtinës
me litar përbrezi)
(Mikut tim, Mirko Gashi)
Endërr. Sonte, e pashë Boemin
E Prishtinës me litar përbrezi,
Nën “Rrap”, Shkupin Historik.
Erdhi, dhe mu ulë në tavolinë:
Me dy qe zgjedhe. Dhe, një kalë
Para pllugut t’i lërojë arat e Babait.
Erdhën, edhe Dy shtamat me verë
Nën “Rrap” të Mikes Di, në gjumë.
Miken Di, tha: mos e zgjo nga gjumi!
E ka thirrë për darkë Bozaxhiu
Grua besnike, që e ka Xhadinë*…
Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë
(Bolla me flokë më shtihet
edhe Sot në ëndërr)
Moti kohë kam ikur nga Vendlindja
Xhindet, kur më merrnin nga shtrati:
Mes Nanës dhe Babait, në Katund.
Gjithë natën, hudhnin dorë më dorë
Majë lisave. Shelgjeve. Dhe, “Çuke”.
Pak para Agimit më kthenin. Herët:
Mes Nanës, dhe Babait, në Katund.
Pas shkollës fillore, ika në Shkup
E, pas të mesmes në Prishtinë.
Ua humba rrugën mes poezive
Dhe, librave. Përsëri, në Shkup.
Nuk më hudhin më dorë më dorë
Bolla me flokë më shtihet ëndërr…
(Unë një ditë do vdes
me Poezinë)
Edhepse, pata Gra besnike. Tradhtare:
Hojdodolen. Dhe, Pashterkëkuqen.
Ikën. Dhe, më lanë vetëm me Xhadinë.
Nuk ka problem. Jetoj me Poezinë
Dhe, në Varr do më përcjellë Poezia.
Xhadia me Cucën e vetë përmbrapa:
Një Qen “Sharri”. Dhe, një Buçë
Dy-tri cuca me dajre. Dhe, Këngën:
“Djalin ma ka zënë rakia
Shoqe, moj! Si ta çoj te shpia?!…”
(Nuk i dua të tredhurit
por i dua kafshët)
Po. Sot, ika nga Gratë besnike,
Kujtimeve të mia armike: U,
Strehova te Poezia. Dhe, Librat.
Luftë me miqë. Luftë me armiqë
Nuk kam, Sot: ku të ikë më Larg:
Si Poet. Përveçse, përtej Varrit.
Nuk i dua të tredhurit. I dua kafshët!…
(Hapet e mia “Hallall”)
Herët, në mëngjes pa lindë Dielli
Më paraqitet djali, Asdreni:
A, i ke marrë sot, hapet?
Jo! I përgjigjem. Vetëm “Haramin”.
E kam rrugën andej. Dilë pas shtëpie!
Dhe, merri hapet e ditës “Halll”!
Ikë, nga “Harami”! Çaji i rusit!…
(Shtëpia e Gruas sime
në mes të Pyllit)
Shtëpia e Gruas sime. E vdekur
Në mes të Pyllit me pemë. Lule:
Një qershi. Një ftua. Dhe, trëndafil
E pretë Diellin. E përcjellë Hënën.
Natën, e përzë matanë “Vardarit:”
Ditën e Nesërme para Shtëpisë.
Dritare hapur. Derë, krah më krah
Poezive erotike. Librave tronditës.
Shtëpi, që pretë miqë. Armiqë. Maci
Që, jetojmë bashkë me vite. Shekuj.
Shtëpia e Gruas sime. E vdekur:
Në mes të Grave. Poezive. Librave.
Unë, ende gjallë në mes të Pyllit…
(Hajmalia* e Dervish Nures)
Dyvjeçar me Nanën nga Katundi
U shtriva ditën në spital, Shkup.
Edhe, u përpoqën mjekët për shërim
Dy vite i përdorën të gjithë “ilaçet”.
Dhe, një ditë hoqën dorë nga sëmundja.
I thanë, Babait: Merre, nuk ka shërim!
Nuk e dimë sëmundjen e tij. Emrin.
Përpiquni në Katund te një haxhuxhe:
Le t’i djegi thëngjinj, eshtra në enë!
Ose, te ndonjë Dervish për hajmali.
Babai më dërgoi te Dervish Nurja
Plak, me një mjekër të bardhë.
Edhe, me fryu në fytyrë. Përqafe,
Ma vari një hajmali lëkure. Letër.
Tha: nuk e ka pushtuar sëmundja
Po, xhindet. Dexhelli* me trumbeta.
Gjatë e barta atë hajmali përqafe
Siç duket, më shëroi nga sëmundja.
Tashti, më pushtuan xhindet Natën,
Duke më hudhur dorë më dorë:
Majë lisave. Shelgjeve. Dhe, çative.
Pak para Agimit, më kthenin
Në shtrat, mes Nanës dhe Babait.
Përderisa, një Ditë nuk u ika
Në Shkup. Prishtinë, mes grave…
Hajmali: nuskë e hoxhallarëve
Dexhalli: mashtruesi i madh
Burimi: Botasot
