Marrëzia

Jo! Sot, mos më qani mbi Varr!

Kur, gjithë jetën kam qenë në Varr:

Me të gjallët dhe të vdekurit.

 

 Edhe, më keni “dashur”. Dhe, urryer

Sot, nuk dua të më qani mbi Varr!…

 

 

(Luftë me Mbret

e luftë me krajl)

 

Oj, Shqipëri, Nëna jonë e Madhe

Luftë me Mbret. E, Luftë me Krajl.

Nuk të trembi Turqia. As, Serbia

Nateditë, me mik, e armik:

Fyt për fyti për një shtet Etnik!

 

Armët, nuk i lëshove nga dora

Nuk të trembi shiu. Breshëri:

Rrufeja. As, dëbora e Madhe.

 

Lirinë, e pate thellë në zemër

Pranverë, Vjeshtë. Dhe, Dimër.

Armikut, i dole në pusi dhe prita

Armët në dorë! Që të vijë Dita!

 

Sot, rri krenare në Shqipëri

Nënë moj, se: erdhi Dita…

 

 

(Nana ime plakë

fliste me pulën)

 

Nana ime në Katund, Cërvicë

Mbante pula. Dhenë. Lopë.

Qe zgjedhe arave. Fushave

Edhe Gjela Kryngritës.  

Që, kur hipnin në Gardh.

E thirrnin Diellit. Agimin!

 

Unë, asaj kohe si mësues në Drenas

Të Drenicës, në Kosovë. Kur, vija

Në Shtëpi, Katund: E shihja se, si:

Fletë me pulën. Edhe, pse në lëmë:

Asaj kohe i kishte mbi pesëdhjetë pula.

Dhe, një Gjel kryngritës mbi gardh

Që, përplaste fletët. E thirrte Agimin.

 

Përçudi, pulën e mbante në dhomë

Dhe, Nana fliste vetëm me Pulën…

 

 

(Zgjimi i Ditës Djeshme

dhe kësaj të Sotmes)

 

Përderisa, dikur: Nana, herët në mëngjes

Si fëmij lazdran me një thupër thane:

Për “Shën Gjergj” më zgjonte nga gjumi

T’i kullos lopët te livadhi: “Pukoshta”.

Sot, më zgjojnë herët frymzimet. Librat,

Shkrimet publicistike. Poezitë erotike. Jo,

 

Këmbanat e kishave. Minaret e xhamive…

 

 

(Cuca e Xhadisë* i

lindi dy kotele)

 

Cuca e Xhadisë. Herët, Natën

I lindi dy kotele. Edhe, Ato:

Qanin për gji. Tambël Nëne!

 

Herët, ma prishi gjumin Nate

Mjau, mjau, mjau… Mendova:

Se, Cuca e Xhadisë. Natën

E kishte zënë ndonjë zog.

Dhe, e përgadiste për drekë.

 

Djali vogël ishte “çmendur”

Dhe, shaheshte me Cucën.

Që, dy kotele i kishte lindur

Edhe, ia kishte prish gjumin.

 

U zgjova, dhe dola në sallon

Cuca, i kishte lindë dy kotele:

Shtëpisë, i ishin shtuar banorët…

 

Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë

 

 

(Hëna ime u varë në

Lis midis Livadhi)  

 

E hapa dritaren e Odës miqëve

Babai shkrepi revolen nga dritarja:

Bombat e strukes i hudhi në lëmë. 

Dorën e futa nën jastëk: Dhe, e

Nxorra Penën time me Dy tyta:

Bollës me flokë ia shkrepa në ballë.

 

Përpëlitej në shtrat. Vrik, u zgjova,

Veten e kisha varrosur në Katund.

Endërr. E hapa dritaren: Hëna, e

Kishte varë veten drapër në Lis…

  

 

(Veten vras me raki rrushi)

 

Natën, rri zgjuar me Robërinë,

Xhadinë*. Që, më ka vënë pusi.

Edhe, më dhunon mes librave

Burrë, kërkon t’i lindë kopila.

 

E nxjerr Lapsin me dy tyta

Dhe, e paloj në shtrat, kulaç.

 

Veten, e vras me raki rrushi…

 

Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë

 

 

(Boemi i Prishtinës

me litar përbrezi)

(Mikut tim, Mirko Gashi)

 

Endërr. Sonte, e pashë Boemin

E Prishtinës me litar përbrezi,

Nën “Rrap”, Shkupin Historik.

Erdhi, dhe mu ulë në tavolinë:

Me dy qe zgjedhe. Dhe, një kalë

Para pllugut t’i lërojë arat e Babait.

 

Erdhën, edhe Dy shtamat me verë

Nën “Rrap” të Mikes Di, në gjumë.

Miken Di, tha: mos e zgjo nga gjumi!

E ka thirrë për darkë Bozaxhiu

Grua besnike, që e ka Xhadinë*…

 

Xhadia: Grua llafazane dhe kurvë

 

 

(Bolla me flokë më shtihet

edhe Sot në ëndërr)

 

Moti kohë kam ikur nga Vendlindja

Xhindet, kur më merrnin nga shtrati:

Mes Nanës dhe Babait, në Katund.

Gjithë natën, hudhnin dorë më dorë

Majë lisave. Shelgjeve. Dhe, “Çuke”.

Pak para Agimit më kthenin. Herët:

Mes Nanës, dhe Babait, në Katund.

 

Pas shkollës fillore, ika në Shkup

E, pas të mesmes në Prishtinë.

Ua humba rrugën mes poezive

Dhe, librave. Përsëri, në Shkup.

 

Nuk më hudhin më dorë më dorë

Bolla me flokë më shtihet ëndërr…

 

 

(Unë një ditë do vdes

me Poezinë)

 

Edhepse, pata Gra besnike. Tradhtare:

Hojdodolen. Dhe, Pashterkëkuqen.

Ikën. Dhe, më lanë vetëm me Xhadinë.

 

Nuk ka problem. Jetoj me Poezinë

Dhe, në Varr do më përcjellë Poezia.

Xhadia me Cucën e vetë përmbrapa:

Një Qen “Sharri”. Dhe, një Buçë

Dy-tri cuca me dajre. Dhe, Këngën:

“Djalin ma ka zënë rakia

Shoqe, moj! Si ta çoj te shpia?!…”

 

 

(Nuk i dua të tredhurit

por i dua kafshët)

 

Po. Sot, ika nga Gratë besnike,

Kujtimeve të mia armike: U,

Strehova te Poezia. Dhe, Librat.

 

Luftë me miqë. Luftë me armiqë

Nuk kam, Sot: ku të ikë më Larg:

Si Poet. Përveçse, përtej Varrit.

 

Nuk i dua të tredhurit. I dua kafshët!…

 

 

(Hapet e mia “Hallall”)

 

Herët, në mëngjes pa lindë Dielli

Më paraqitet djali, Asdreni:

A, i ke marrë sot, hapet?

Jo! I përgjigjem. Vetëm “Haramin”.

 

E kam rrugën andej. Dilë pas shtëpie!

Dhe, merri hapet e ditës “Halll”!

Ikë, nga “Harami”! Çaji i rusit!…

 

 

(Shtëpia e Gruas sime

në mes të Pyllit)

 

Shtëpia e Gruas sime. E vdekur

Në mes të Pyllit me pemë. Lule:

Një qershi. Një ftua. Dhe, trëndafil

E pretë Diellin. E përcjellë Hënën.

 

Natën, e përzë matanë “Vardarit:”

Ditën e Nesërme para Shtëpisë.

Dritare hapur. Derë, krah më krah

Poezive erotike. Librave tronditës.

 

Shtëpi, që pretë miqë. Armiqë. Maci

Që, jetojmë bashkë me vite. Shekuj.

 

Shtëpia e Gruas sime. E vdekur:

Në mes të Grave. Poezive. Librave.

 

Unë, ende gjallë në mes të Pyllit…

 

 

(Hajmalia* e Dervish Nures)

 

Dyvjeçar me Nanën nga Katundi

U shtriva ditën në spital, Shkup.

Edhe, u përpoqën mjekët për shërim

Dy vite i përdorën të gjithë “ilaçet”.

Dhe, një ditë hoqën dorë nga sëmundja.

 

I thanë, Babait: Merre, nuk ka shërim!

Nuk e dimë sëmundjen e tij. Emrin.

Përpiquni në Katund te një haxhuxhe:

Le t’i djegi thëngjinj, eshtra në enë!

Ose, te ndonjë Dervish për hajmali.

 

Babai më dërgoi te Dervish Nurja

Plak, me një mjekër të bardhë.

Edhe, me fryu në fytyrë. Përqafe,

Ma vari një hajmali lëkure. Letër.

Tha: nuk e ka pushtuar sëmundja

Po, xhindet. Dexhelli* me trumbeta.

 

Gjatë e barta atë hajmali përqafe

Siç duket, më shëroi nga sëmundja.

Tashti, më pushtuan xhindet Natën,

Duke më hudhur dorë më dorë:

Majë lisave. Shelgjeve. Dhe, çative.

Pak para Agimit, më kthenin

Në shtrat, mes Nanës dhe Babait.

 

Përderisa, një Ditë nuk u ika

Në Shkup. Prishtinë, mes grave…

 

Hajmali: nuskë e hoxhallarëve

Dexhalli: mashtruesi i madh

Burimi: Botasot