GazetaMax
Sport

Dumfries: Interi lufton për fitore deri në minutën e fundit

Denzel Dumfries ka folur për ndeshjen e xhiros së parë.Interi mbrëmë arriti një fitore dramatike, në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Lecce.
Pavarësisht që ishin duke fituar 1:0 (me golin nga Romelu Lukaku), Lecce arritën të barazojnë, por ‘Nerazzurrët’ nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe golin e fitores.
E vendimtar në fitoren e Interit ishte Dumfries, pasi shënoi në minutat e fundit të takimit.
Pas ndeshjes ishte holandezi që tha se e merituan fitoren dhe se ata luftojnë deri në momentet e fundit për fitore.
“Sigurisht, gjëja më e rëndësishme është që morëm tre pikët. Komplimente edhe për Lecce-n, ata mbrojnë shumë mirë, por mendoj se ne e merituan fitoren”, tha Dumfries për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se vitin e kaluar humbëm shumë pikë në këtë lloj ndeshjeje, por ne treguam shumë karakter sot dhe e merituam të fitonim, pasi luftuam deri në momentin e fundit të ndeshjes”, vazhdoi holandezi.
Tutje, ai foli edhe për rikthimin e Lukakut, duke u shpreh i lumtur që është pjesë e tyre.
“Është shumë e rëndësishme që ai u kthye. Ai është një sulmues i klasit botëror, jam i lumtur që është në skuadër”, përfundoi ai.
Interi ndeshjen e radhës e luan në shtëpi, ndaj Spezias më 20 gusht, në orën 20:45

Related posts

Kushti i Lewandowskit nëse transferohet te Barcelona

Gazetamax.mk

Hamilton: Të arrijë diçka që s’e ka bërë askush më parë

Gazetamax.mk

Përfundojnë pjesët e para: Dukagjini avancon 1-0 ndaj Malishevës, Trepça 89’ – Drenica, ende pa gola

Gazetamax.mk