GazetaMax
SPORT

Inzaghi e cilëson Interin skuadër me ‘zemër të madhe

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas fitores së parë në edicionin e ri të Serie A.Interi e nisi me fitore, por mjaft të vështirë sezonin e ri në ligën italiane, pasi mposhti minimalisht (2:1) Lecce.
E pas asaj fitore foli edhe Inzaghi, duke thënë se Interi është skuadër me ‘zemër të madhe’.
“Sa i përket ndeshjes, një skuadër me zemër shumë të madhe, por nuk duhet të reduktoheshim në fitoren në minutën e 94-të. Djemtë më treguan për të disatën herë se kanë një zemër të madhe për të fituar një ndeshje. Ne luajtëm një gjysmë ore të parë të mirë, më pas skuadra u përça pak pas faullit ndaj Lautaros.
Ne pranuam një barazim 1-1. Kishim disa vështirësi që do t’i analizojmë bashkë me djemtë. Për çfarë do të punojmë në funksion të ndeshjes ndaj Spezia? Ne do të punojmë për gjërat që mund të kishim bërë më mirë në këtë ndeshje ndaj Lecces, siç bëjmë zakonisht pas ndeshjes. Jemi plot një muaj nga fillimi i përgatitjeve, ne duhet dhe mund të përmirësohemi. E rëndësishme është të kem këtë dëshirë për tu përmirësuar që kanë djemtë e mi”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Related posts

Tottenham afër marrëveshjes me lojtarin e Juventusit

e-max

Man City eliminohet nga FA Cup

e-max

Barazimi i Milanit me Torinon, Pioli vjen me këtë paralajmërim

e-max