GazetaMax
Kuriozitete

Mbyllet pjesa e parë: Shkupi – Ballkani 1:1

Ka përfunduar pjesa e parë në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi dhe Ballkani janë ndarë baras 1:1 në 45 minutat e para në kuadër të ‘Play Offit’ për Ligën e Konferencës.
Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë interesante, me disa raste shënimi.
Ishin shkupjanet që fillimisht kaluan në epërsi, kur në minutën e 19` shënoi Adetunji.
Por, suharekasit u kundërpërgjigjen shpejt, pasi vetëm katër minuta më vonë gjetën golin.
Albion Rrahmani shënoi në të 23`, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Pas dy golave të shpejt nga secila skuadër, u krijuan edhe raste të tjera, por rrjeta më nuk u tund.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë epilogu përfundimtar i ndeshjes.

Related posts

Inzaghi reagon pas humbjes nga Bologna

Gazeta Max

Xherdan Shaqiri para rikthimit në Amerikë e bën postimin e fundit nga loja me Kosovën

Gazeta Max

Jusra Ademi dominoi në 68kg dhe shkon ne Botëror

Gazeta Max