GazetaMax
Uncategorized

Google Play ndalon platformën e ish-presidentit amerikan Donald Trump

20:51 31/08/2022Sipas Google platforma shkel politikat për ndalimin e postimeve me përmbajtje si kërcënimet fizike dhe nxitja e dhunës. Kjo lëvizje e bën të vështirë për përdoruesit e telefonave Android shkarkimin e aplikacionit.‘Truth Social’ u lançua për herë të parë në App Store të Apple-it në Shkurt, prezantimi i kësaj platforme u shoqërua me probleme. Ndërkohë ende nuk është i disponueshëm në Google Play, vendi nga ku mund ta shkakrojnë përdoruesit e telefonave android.CEO i ‘Truth Social’, Devin Nunes e ka quajtur Google ‘monopol’.  Javën e kaluar u lajmërua se aplikacioni do të ishte i disponueshëm në Google Play Store, por Google duket se ka refuzuar.“Më 19 gusht në lajmëruam ‘Truth Social për disa shkelje të politikave standarde. Pasja e sistemeve efektive për moderimin e përmbajtjes së postimeve në bazë të përdoruesit është kusht për çdo aplikacion që të shfaqet në Google play”, është shprehur për BBC, një nga zëdhënësit e Google.Google gjithashtu thot se i ka ofruar këshilla ‘Truth Social’, në mënyrë që të rregulloj problemet.‘Truth Social’ u themelua si një platformë e fjalës së lirë, por ky aplikacion ka shumë rregulla mbi atë që mund dhe nuk mund të postohen. Ajo u themelua nga ish-presidenti Trump dhe është vendi ku vetë ai poston pasi u ndalua nga ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’ pas trazirave në Capitol./tvklan.al

Related posts

Ringjallja e VMRO-së dhe bashkimi i dy “kryeneqëve”!

e-max

Një javë para debutimit, dalin fotografitë e para të BMW i5

e-max

Pas 21 vitesh, Apple ndërpret prodhimin e iPod

e-max