GazetaMax
Lajme

Ringjallja e VMRO-së dhe bashkimi i dy “kryeneqëve”!

Nga Destan JONUZI

Ali Ahmeti ende mbanë primatin e të “fortit” në kampin politik shqiptar, ndërsa në atë maqedonas situata është krejt ndryshe dhe me shumë të panjohura. Ky konstatim del nga anketat e bëra nga agjenci (i)relevante të matjes së opinionit publik.

Në kampin politik maqedonas u ringjall VMRO-DPMNE-ja, jo vetëm si parti që kishte rënë në pikën më të ulët por edhe shpresat e konservatorëve për rikthim në pushtet.

Anketat flasin për një epërsi të madhe të VMRO-DPMNE-së opzoitare nga rivali i saj LSDM. Shpëtimin për të ruajtur pushtetin socialdemokratët e shohin te një “FRONT” i përbashkët politik me dy partitë shqiptare BDI-në e Ali Ahmetit dhe Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit.

Por, sa e dëmton kjo vetë LSDM-në?

Një koalicion trepalësh midis LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së shumë pak janë gjasat që të ndodhë. Në anën tjetër një koalicion mes BDI-së, ASH-së, po edhe PDSH-së është i mundur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që mbahen ato, të parakohshme ose te rregullta. LSDM kësaj here nuk e ka luksin që të futet ne një koalicion të përzier etnik dhe ideologjik, për shkak se te blloku politik maqedonas ballafaqohet me kundërshtar skajshmërisht konservatorë dhe djathtiste, te cilët sipas matjeve të opinionit publik gëzojnë mbështetje të konsiderueshme te elektorati maqedonas.

Nëse LSDM do të futet në një garë bashkë me partitë shqiptare, atëherë ky do të ishte një veprim i gabuar që do ti kushtonte me humbjen e “betejës” elektorale dhe pushtetit.

Në zgjedhjet e ardhshme mund edhe të ketë koalicione të mundshme politike ndër-etnike. Përveç ASH-së dhe PDSH-së, “Frontit për Europë” të Ali Ahmetit, mund t’i bashkëngjiten edhe Partia Liberal Demokratike e Monika Zajkoves, e cila angazhohet për vlera liberale, PRSD-ja e cila angazhohet per “shtet për të gjithë”, por edhe organizata civile që angazhohen për standarde evropian.

Nëse LSDM nuk garon vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përballë VMRO DPMNE-së vetëm se do të ia shton numrin e votave për plus 5 përqind opozitës, por nëse garon vetëm përsëri me votat e BDI-së mund të llogarisë për një qeverisje katër vjeçare.

Ringjallja e VMRO-së dhe Alternativës me Besë!

Krerët e Lëvizjes BESA dhe Alternativës, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi tanimë kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre politik. A thua cila ishte arsyeja që dy rival politik të ribashkohen pas një ndarje “kryeneqe”?!

Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, pra Lëvizja BESA dhe Alternativa kanë nënshkruar marrëveshje nënën presionin e anketave publike, të cilat këto dy parti i renditin me besueshmëri të ulët te elektoratit shqiptar. Ajo që ua ka imponuar këtë bashkëpunim është rritja e opozitës VMRO-DPMNE-së në elektoratin maqedonas.

Nën diktatin e kësaj është arritur kjo marrëveshje, madje qarkullojnë edhe informacione në koluare të politikës se lideri opozitar Hristijan Mickoski u ka premtuar pjesëmarrje në qeverinë e tij, nëse i fiton zgjedhje pavarësisht numrave të deputetëve që do t’i kenë. Marrëveshjet e tilla që kanë pë synim marrjen e pushtetit pa legjitimitet popullor janë të destinuara të dështojnë herët ose vonë.

Nëse i referohemi kësaj, atëhëre këtu nuk ka as parime, as program, as idela, as interes shoqëror, përveç bindejs së Mickoski mund ta fitojë pushtetin e këto mund të marrin ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës.

Related posts

Vlera evropiane e jo kontroverze për hyrje në BE

Gazetamax.mk

МPB lanson fushatën “Festo me zemër e jo me armë”

Gazetamax.mk

LSDM-BDI: Rritja e shumicës parlamentare, disfatë për VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

Gazetamax.mk