Renditja botërore e FIFA-s, Gjermania ndër përfitueset më të mëdha

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar përparimin më të madh në mesin e 40 kombëtareve të para. Fitorja ndaj Serbisë dhe Holandës e ka ngritur Gjermaninë edhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Sipas mediumit gjerman “Kicker”, fitorja bindëse 5:0 ndaj Holandës nuk i siguroi Gjermanisë vetëm vendin e parë në grup dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve, por i solli edhe vlerësime të shumta trajnerit Jurgen Klopp. Njëkohësisht, kjo fitore ndikoi dukshëm edhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Pas fitores 3:1 ndaj Serbisë, Gjermania kishte rënë në renditjen e drejtpërdrejtë pas Italisë. Por me publikimin e renditjes zyrtare të nëntorit nga FIFA, gjermanët janë ndër kombëtaret që kanë përfituar më së shumti.

Gjermania është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 11-të, duke iu afruar sërish dhjetë përfaqësueseve më të mira në botë.

Në mesin e 40 kombëtareve të para, asnjë kombëtare tjetër nuk ka shënuar përparim më të madh gjatë ciklit të ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit.

Vetëm Anglia, e cila renditet e katërta, ka fituar më shumë pikë (+8,68) sesa Gjermania e Jurgen Kloppit (+8,37).

Gjermania ka kaluar si Zvicrën, e cila vazhdon të jetë në vendin e 12-të, ashtu edhe Meksikën.
Meksika, njëra nga nikoqiret e Kampionatit Botëror, arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, por në ndeshjen e parë pësoi një humbje të papritur 2:3 nga Xhamajka. Për këtë arsye, ajo ra nga vendi i 10-të në të 13-tin në renditjen botërore.

Kolumbia, e cila më parë ishte në vendin e 11-të, u ngjit në dhjetëshen e parë. Megjithatë, në dy ndeshjet miqësore kundër Kilit regjistroi vetëm një fitore: barazoi 0:0 dhe fitoi 1:0.

Kjo i mundësoi Gjermanisë ta zvogëlojë për më shumë se dhjetë pikë diferencën me Kolumbinë.

Në përllogaritjen e pikëve për renditjen botërore, FIFA merr parasysh katër faktorë:

Renditja botërore e FIFA-s – nëntor 2026

1. Spanja 2004,48
2. Argjentina 1966,13
3. Franca 1950,82
4. Anglia 1938,90
5. Maroku 1809,37
6. Portugalia 1801,28
7. Brazili 1800,91
8. Belgjika 1790,37
9. Holanda 1774,06
10. Kolumbia 1735,90
11. Gjermania 1730,22
12. Zvicra 1726,15
13. Meksika 1723,64
14. Italia 1717,20
15. Kroacia 1714,22

Burimi: botasot.info