GazetaMax
Lajme

Kryetari i Stambollit dhuron çanta dhe pajisje shkollore për fëmijët në klasë të parë në Maqedoni

Shkup, 8 shtator – Kryetari i komunës së Stambollit, Ekrem Imamogllu, ka dërguar donacion çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e klasës së parë, informon Zhurnal.

Siç njoftojnë nga Partia Lëvizja e Turqve, respektivisht nënkryetari i kësaj partie dhe zv.ministër për sistem politik, Xhabir Doko, i cili ka ndarë dhuratat, në deklaratën e tij për media i falenderoi kryetarin e Stambollit Imamogllun, duke theksuar se deri tani janë vizituar shkollat në Shkup, Vallandovë, Dojran, Resnje, Ohër dhe Strugë, ndërsa ditëve në vijim do të realizohet dhe dorëzimi i pajisjeveedhe në komunat tjera.

Doko në Resnje ku mësimi vijon në gjuhën maqedonase dhe turke, tha se si Qeveri po punojnë me përkushtim për përmirësimin e kualitetit në arsim dhe projektet e tilla mes dy vendeve vetëm se i përforcojnë marrdhëniet e shkëlqyera mes RMV-së dhe Turqisë./Zhurnal.mk

Related posts

Trencevska zgjidhet kryetare e Forumit të gruas në LSDM

Gazetamax.mk

Dëshmitari i pestë në Hagë pyetet për kohën kur u bë pjesë e UÇK-së

Gazetamax.mk

Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

Gazetamax.mk