Gazetari nuk dinte çfarë ta pyeste Scalonin…

Kombëtarja e Argjentinës e mposhti Kosta Rikën me rezultatin bindës 7:0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kordoba.

Por pas përfundimit të ndeshjes, një skenë e pazakontë tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale.

Një gazetar, teksa priste fillimin e konferencës për shtyp të trajnerit Lionel Scaloni, vendosi të kërkonte ndihmën e inteligjencës artificiale për të përgatitur një pyetje.

Ai hapi ChatGPT-në në telefon dhe shkroi:

“Më jep një pyetje për Scalonin pas fitores 7:0”;

ChatGPT i sugjeroi një pyetje për Scalonin

Inteligjenca artificiale i propozoi këtë pyetje:

“Lionel, pas një fitoreje kaq bindëse 7:0, çfarë përfundimesh mund të nxirrni për ndërrimin e brezave në kombëtare? A mendoni se po shfaqet një identitet i ri futbollistik, më pak i varur nga cilësitë individuale dhe më shumë i bazuar në lojën kolektive?”

Videon e publikoi gazetari argjentinas Lautaro Pavon në rrjetin social X, ku ajo u përhap me shpejtësi.

Sipas televizionit argjentinas TN, brenda pak orësh videoja kishte grumbulluar mbi 430 mijë shikime dhe 15 mijë pëlqime.

Identiteti i gazetarit që përdori ChatGPT-në nuk është bërë publik.

Gjithashtu, nuk dihet nëse ai e parashtroi vërtet pyetjen e sugjeruar nga inteligjenca artificiale.

Ngjarja u raportua nga disa media argjentinase.

Argjentina e mbylli vitin 2026 me një fitore spektakolare ndaj Kosta Rikës, ndërsa Scaloni foli në konferencën për shtyp për të ardhmen e ekipit dhe lojtarët që pritet të marrin role më të rëndësishme në kombëtare.

Burimi: botasot.info