Një popull, që në mesin e tij
mbron krimin e jo viktimën,
në tërë planetin,
është populli historikisht më fatkeq.
Populli i tillë mbetet në terr përgjithmonë,
në vend të bukës ha mish njeriu,
sepse në mesin e tij
ka kriminelë KANIBALË.
A ka popuj të tillë në Evropë?
Përgjigjen mund ta kërkoni
vetëm në Bruksel,
në kryeqytetin e Bashkimit Evropian,
atje ku Serbia nuk është ndëshkuar
për gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës
në luftën e vitit 1999
dhe përsëri, në këtë kryeqytet të BE-së,
këndohen këngë shoviniste serbe
kundër shtetit të Kosovës.
Megjithëkëtë, Evropa, kundër shqiptarëve,
shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Burimi: Botasot
