Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar një takim pune me drejtorët komunalë dhe asambleistët, ku në fokus ishte koordinimi i aktiviteteve politike dhe institucionale, si dhe bashkërendimi i punëve të ekzekutivit komunal.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që dalin nga agjenda e Aleancës, harmonizimin e angazhimeve dhe koordinimin e mëtejshëm të punës ndërmjet përfaqësuesve komunalë, me qëllim që prioritetet e përcaktuara të marrin zbatim konkret.
Ramosaj theksoi se komunikimi i vazhdueshëm dhe përgjegjësia e përbashkët janë thelbësore për funksionimin efikas të institucioneve dhe për realizimin e zotimeve të marra ndaj qytetarëve.
Ai nënvizoi se fokusi mbetet te bashkëpunimi, koordinimi dhe puna e përbashkët, në mënyrë që projektet dhe prioritetet e komunës të avancojnë në interes të qytetarëve.
Takime të tilla synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekzekutivit komunal dhe përfaqësuesve politikë, duke siguruar një qasje të koordinuar në përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
https://www.facebook.com/share/p/191S35S171/
