GazetaMax
Lajme

Shtrenjtimi i energjisë elektrike – Funksionimi i ekonomisë vendase vihet në pikëpyetje

Biznesi e “lufton” krizën energjetike me forcat e fundit. Shqetësimi i biznesmenëve sa vjen e shtohet për faktin, siç thonë ata, se për momentin nuk ka ndihmë konkrete për kompanitë për pagesën e energjisë elektrike.

Organizata e Punëdhënësve për Alsat thotë se nëse nuk sigurohet energji elektrike më e lirë për biznesin, do të ndodhë një kolaps i vërtetë në sektorin privat. Angell Dimitrov, nga kjo shoqatë thotë se disa kapacitete të mëdha industriale me disa qindra të punësuar tashmë e kanë vendosur çelësin në derë.

“Deri më tani qeveria nuk ka ndarë mjete nga buxheti për të ndihmuar ekonominë, sepse ndihmohen vetëm amvisëritë dhe furnizuesit e vegjël. Ndërsa kompanitë e mëdha furnizohen të gjitha në tregun e hapur, që do të thotë se është një barrë e madhe për kompanitë”, tha Angell Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve.

Dimitrov apelon Qeveria sa më shpejt të arrijë marrëveshje me Bullgarinë, për importin e energjisë elektrike që të mos jetë vonë. Qeveria bëri me dije se i kupton shqetësimet e ekonomisë, por theksoi se po përpiqet të gjejë burime shtesë të energjisë elektrike.

“Një pjesë e ekonomisë që nuk hyn në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike përdor energji elektrike të subvencionuar nga Qeveria, dhe kjo nuk është pjesë e vogël sepse numri i atyre kompanive është dukshëm më i madh. Qeveria duhet të mbrojë segmentin më të madh, që janë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, thonë nga Qeveria.

Në kohën kur një megavat rrymë në bursë i kalon 800 euro dhe paralajmërohet se çmimi do të kalojë 1000 euro, biznesi numëron vetëm humbje. Në dy javët e ardhshme pritet të mësohet nëse Bullgaria me marrëveshje dypalëshe do të arrijë t’i anashkalojë rregullat e Bashkimit Evropian, dhe t’i japë rrymë më të lirë sektorit privat në Maqedoni./ Alsat.mk

Related posts

Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

Gazetamax.mk

Prindërit ende në dilemë për vaksinimin e fëmijëve, çfarë thonë mjekët

Gazetamax.mk

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Gazetamax.mk