GazetaMax
Lajme

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni në Slloveni

Shkup, 12 shtator – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahorit dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviqit.

Siç informon kabineti i Pendarovskit, në takim, i cili do të mbahet në Bërdo afër Kranjës, do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi dhe dy anëtarët e Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviqi, Milorad Dodiki dhe Zheljko Komshiqi, presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi dhe i Malit të Zi, Milo Gjukanoviqi.

“Në takimin e liderëve do të diskutohet për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për situatën e sigurisë dhe agresionin rus në Ukrainë, si dhe për masat dhe mënyrat për t’u përballur me krizën energjetike dhe ekonomike me të cilat po përballemi si pasojë e luftës në Ukrainë”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Procesi Bërdo-Brioni, si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, është formuar në vitin 2010, me qëllim të përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes zgjidhjeve së çështje të hapura politike dypalëshe dhe rajonale, dhe paraqet një nga nismat më të rëndësishme politike në Evropën Juglindore, që njëherësh e hapi rrugën për formimin e Procesit të Berlinit.

Related posts

Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Gazetamax.mk

ASH: Kryetari i Bogovinës bën shpenzime luksoze, qytetarët jetojnë në krizë dhe pa ndriçim

Gazetamax.mk

Edhe fundjava e ardhshme do të jetë e zgjatur, dy festa shtetërore

Gazetamax.mk