GazetaMax
Lajme

Analizë: Maqedonia ndër më e varfëra/ Vështirë me dimrin, vështirë me rrymën, vështirë me jetën,…

Shkup, 12 shtator – Qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më tepër po e ndiejnë varfërinë dhe koston e lartë të jetës. Qytetarët shprehen se me pagat, me pensionet dhe ndihmat sociale që marin për momentin, mezi arrijnë të mbulojnë shepnzimet persnoale dhe familjare.

Sipas të dhënave të databazës botërore për koston e jetesës, Numbeo, nga 139 vende, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 188 sa i përket kostos së jetesës. Në indeksin e shpenzimeve të jetesës të Numbeos llogaritet çmimi i banimit, ushqimit, restoranteve dhe fuqisë blerëse. Nga vendet e rajonit, sipas këtij indeksi, vetëm Kosova ka kosto më të lirë të jetesës, duke u renditur në vendin e 134-të, shkruan Zhurnal.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në varfëri është në rritje. Sipas këtyre të dhënave, më 2020, 452,000 qytetarë kanë jetuar nën kufirin e varfërisë.

Njohësit e çështjeve ekonomike konsiderojnë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të rritë shkallën e varfërisë përshkak shtrnjtimit të produkteve ushqime dhe të energjisë.

Kështu edhe po ndodhë. Sa i përket shteteve më të varfra, Maqedonia e Veriut është vendi i gjashtë më i varfër në Europë. Në agregatin e internetit “World Population Review”, i cili përpunon të dhëna nga burime përkatëse si Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara, vendi u rendit i gjashti në listë. Sipas të dhënave për vitin 2020, produkti i brendshëm bruto për frymë banori në Maqedoni ishte 5.888 dollarë, ndërsa të ardhurat bruto kombëtare për person ishin pak më pak – 5.720 dollarë.

TË ARDHURAT PËR FRYMË BANORI SIPAS BPK-së

Kosova 4,440$ 4,287$

Shqipëria 5,210 $ 5,215 $

Maqedonia 5,720$ 5,888$

BiH 6,090 $ 6,031 $

Serbia 7,400$ 7,666$

Mali i Zi 7,900$ 7,686$

Bullgaria 9,540 dollarë 9,975 dollarë

Rumania 12,570 dollarë 12,896 dollarë

Kroacia 14,190 dollarë 13,828 dollarë

Greqia 19,690 dollarë 17,676 dollarë

Sllovenia 25,910 dollarë 25,179 dollarë

Po pse po i ndodhë kjo Maqedonisë së Veriut duke patur parasysh që RMV tanimë është anëtare e plotë e NATO-s dhe kandidate për në BE. Pse ekonomia nuk po lëvizë? Edhe pse paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme, gjithsesi shtrenjtimi i produkteve dhe kostos së jetës ka amortizuar rritjen e pagës minimale dhe kjo gjë tanimë ka vlerën e barabartë me zero. Paga minimale prej 18 mijë denarëve apo paga mesatare prej 31,000 denarëve ndoshta mund të duket e bukur në sytë e njerëzve kur lexohet por në jetën e përditshme kjo çështje nuk ka aspak vlerë.A është arsyeja e krejt kësaj korrupsioni i lartë që po ndodhë nëpër institucione?

Maqedonia është thellësisht e ndarë në klasa në bazë të të ardhurave. Nga njëra anë ka një numër të vogël njerëzish që zotërojnë prona dhe pasuri të mëdha, dhe nga ana tjetër ka një numër të madh njerëzish që mezi kalojnë muajin. Varfëria në vend mund të zhduket vetëm përmes ndryshimeve strukturore, çrrënjosjes së korrupsionit, ekonomisë gri dhe taksave më të larta për të pasurit, shkruan zhurnal.

Asgjë nuk është kjo në krahasim se çfarë na pret gjatë dimrit

Europa aktualisht po përballet me një nga krizat më të rënda ekonomike dhe energjitike ndonjëherë. Do të prekë të gjithë në kontinent, por veçanërisht më të varfërit.

Organizatat joqeveritare po paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme kuletat tashmë të zbrazura mund të jenë – edhe më të zbrazëta. Finance Think vëren se presionet nga rritja e çmimeve të energjisë mund të ngadalësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike dhe nuk përjashtojnë mundësinë e një recesioni në fillim të vitit 2023.

Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në fushën e energjisë elektrike. Ky vendim është marë për të siguruar të holla për likuiditetin e kompanive energjetike shtetërore. Për momentin, BERZH-i ka rënë dakord për 100 milionë euro për EMV-në, me të cilat do të ketë para për blerjen e energjisë elektrike të shtrenjtë nga tregjet botërore, por edhe për blerjen e thëngjillit dhe mazuit. Në këtë mënyrë do të vihen në funksion të gjitha objektet energjetike në vend.

“Do ta kemi dimrin më të vështirë, situata është aq e rëndë, e paparashikueshme sa nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut, nuk varet vetëm nga vendet e rajonit, por sigurisht varet nga mënyra se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.

Qytetarët në RMV nga frika se do të ketë mungesë të rrymës gjatë dimrit, tanimë kanë filluar të pajisen me drunj djegës, ndonëse këto të fundit kanë shënuar rritje të çmimit deri në 5000denarë për një m3. Paraja tanimë nuk ka shumë vlerë sepse me një të hyrë në market, nuk mund të dilni pa mos harxhuar 1000 denarë për vetëm disa produkte. Ditëve të fundit gjithashtu u përhapën lajme për mungesë të mundshme të qumshtit si dhe për shtrenjtimin e të njejtës. Një litër qumësht ka tejkaluar shifrën e mbi 80 denarëve. Buka gjithashtu është shtrenjtuar në 40 denarë. Mielli për momentin shitet për 1000 denarë (25kg) ndërsa vaji rreth 130-135 denarë. Kjo është arsyeja pse në xhepin e qytetarëve paralaja tanimë nuk ka vlerë sepse çmimet e shtrenjta detyrojnë secilin të harxhojë nga rreth 1000 denarë për çdo ditë./Zhurnal.mk

Related posts

Gir: Me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ndryshohet thelbi i saj

Gazetamax.mk

Zykaj: Brukseli i kënaqur me fitoren e Macron, në qershor pritet lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Xhaferi nuk e di pse deputetët e VMRO-së nuk erdhën në takimin e procesit “Zhan Mone”

Tentoi të kalojë kufirin me Kosovën, arrestohet nga policia

Gazetamax.mk

Delegacion qeveritar në Asamblenë e 77të të KB-së në Nju Jork

Gazetamax.mk

Biznesmeni Florenx Kullani vlerësohet me çmimin “Duart e lutjes” në “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”

Gazetamax.mk