GazetaMax
Lajme

Hapet “Rruga e Ukrainës” në qendër të Shkupit

Shkup, 12 shtator – Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, së bashku me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir, dhe kryetarin e Shoqatës së Ukrainasve, Oleksandër Urbanoviç, sot në qendër të Shkupit në mënyrë solemne e hapën “Rruga e Ukrainës” si përkujtim të mbështetjes nga qytetarët dhe Komuna Qendër për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

Kryetari Gerasimovski theksoi se lokacioni ku u hap “Rruga e Ukrainës” do të jetë përkujtim i përjetshëm i mbështetjes të cilën e japin qytetarët dhe Komuna Qendër për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

“Komuna Qendër ndjen dhembshuri me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Banorët tanë tashmë janë përkujdesur për disa familje, përfshirë një nënë me një të porsalindur. Ndihma dhe mbështetja është gjëja më e vlefshme nëse jepet kur është e nevojshme. Komuna Qendër mbetet e hapur për ndihmë dhe mbështetje për të gjitha familjet dhe individët nga zonat ndërluftuese që do të vijnë në Komunën Qendër”, theksoi Gerasimovski.

Ambasadorja e Ukrainës në vend, Larisa Dir, i shprehu falënderim Komunës Qendër, popullit të Maqedonisë së Veriut dhe shoqatës patriotike të ukrainasve, për mbështetjen që ajo e quajti jashtëzakonisht të rëndësishme për Ukrainën.

“Kjo është një mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë nga ana e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht gjatë agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, tha ambasadori Dir.

Lufta tashmë po merr shumë jetë nga shteti ynë, shtoi ambasadorja, jetë fëmijësh, ushtarësh, vullnetarësh, civilësh.

“Ukraina vazhdon ta mbrojë heroikisht jo vetëm integritetin dhe sovranitetin e saj territorial. Ukraina, ushtarët ukrainas dhe njerëzit e zakonshëm në Ukrainë po i mbrojnë vlerat njerëzore evropiane dhe universale me çmimin e jetës së tyre”, theksoi Dir.

Për kryetarin e Shoqatës së Ukrainasve, Oleksandër Urbanoviç, hapja e rrugës është një nder dhe kënaqësi e madhe për të gjithë ukrainasit në vend.

“Sot do të fillojmë rrugën që mban emrin e Ukrainës si simbol i heroizmit dhe rezistencës së vendit që si mburojë mbron të gjithë Evropën nga e keqja më e madhe raciste. Njëkohësisht, rruga do të bëhet një vend që gjithmonë do të kujtojë mbështetjen e madhe të Maqedonisë për popullin ukrainas në kohët më të vështira për ta”, tha Urbanoviçi.

Informoi se “Greening of the planet” ka iniciuar mbjelljen e rrugëve në Ukrainë për nder të të gjithë mbështetësve të popullit ukrainas në luftën dhe, siç tha, një ditë edhe në Ukrainë do të do të mbillet rruga e Maqedonisë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremovi.

Pas hapjes së “Rrugës së Ukrainës”, u prezantua edhe një ekspozitë të fotografive që e tregojnë trashëgiminë e shkatërruar kulturore të Ukrainës si pasojë e ngjarjeve në vend.

Related posts

Analizë/ Cila është skema e Mickovskit për të formuar Qeveri pa shqiptarët?

Gazetamax.mk

Prezantime në disa gjuhë të kryediplomatit Osmani

Gazetamax.mk

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

Gazetamax.mk