GazetaMax
Lajme

Bekteshi-Azeski: Po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë

Shkup, 15 shtator – Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nesër niset për në Sofje, që t’i rrumbullaksojë negociatat me Bullgarinë rreth sigurimit të sasive të nevojshme të energjisë elektrike, ndërsa ekipe nga Serbia sot qëndrojnë në vend dhe po bëhen marrëveshjet e fundit për thellimin e bashkëpunimit, kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit me kryetrain e Odës ekonomike, Branko Azeski dhe përfaqësuesit e 10-të kompanive më të mëdha të konsumit të energjisë në vend.

“Po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë. Në periudhën e kaluar kemi qenë në negociata të drejtpërdrejta me Serbinë dhe Shqipërinë në kuadër të Ballkanit të Hapur, po ashtu në periudhën e kaluar një delegacion qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Kovaçevki ka qenë në Sofje dhe Athinë, me të cilët tashmë kemi marrëveshje për sigurimin e lëndëve të para për rritjen e prodhimit vendor, si dhe sasi shtesë të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Në takimin e punës, siç informuan Bekteshi dhe Azeski, janë dakorduar që kompanitë t’i paraqesin Qeverisë propozime konkrete, të cilat do të inkorporohen në pakon e re të masave, pako e cila përgatitet për mbështetjen e amvisërive dhe ekonomisë dhe do të shpallen në fund të muajit.

“Punojmë që kompanive t’u ofrojmë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, dhe me negociatat që po i bëjmë intensivisht, po bëjmë të gjitha përpjekjet që çmimi i energjisë elektrike të jetë më i arsyeshëm se ai në bursat botërore”, tha Bekteshi.

Ministri theksoi se qasja rajonale që po punojmë aktualisht me vendet fqinje është mënyra më e mirë për t’u përballur me një nga dimrat më të vështirë që na prêt, jo vetëm vendin tonë, por gjithë Evropën.

“EMV do të mbulojë plotësisht nevojat e energjisë elektrike për amvisërit dhe kompanive mikro dhe të vogla që janë në tregun e rregulluar, dhe ne përpiqemi duke siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike për të përmbushur kompanitë e mëdha që janë në tregun e hapur ose rreth 1.500 kompani që kanë një rëndësi të madhe për ekonominë”, tha ministri Bekteshi dhe falënderoi Azeskin për kontributin e vazhdueshëm të Odës Ekonomike në bisedimet dhe gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve për përballimin e krizës energjetike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit është në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme.

“Në periudhën e kaluar kemi pasur një shkëmbim shumë të mirë të mendimeve në të cilin jemi duke bërë përgatitjet për konceptimin e pakos së masave për mbështetje të biznesit që pritet të shpallet më 28 shtator”, tha Azeski.

Related posts

Kryeministri Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia

Gazetamax.mk

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Gazetamax.mk

Përfundon skriningu shpjegues me BE-në për klasterin “Themelet”

Gazetamax.mk