GazetaMax
Lajme

Më 28 shtator do të publikohet pakoja e re e masave për biznesin

Shkup, 15 shtator – Një pako e re e masave për biznesin do të shpallet më 28 shtator, njoftoi sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, pas takimit me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të 10-të kompanive më të mëdha konsumatuese të energjisë elektrike në vend.

Masat tashmë janë duke u finalizuar, ndërsa q[llimi i tyre është ruajtja e konkurrencës së kompanive dhe vendeve të punës.

“Bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit ka qenë në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme”, theksoi Azeski.

Siç theksoi ministri Bekteshi, do të sigurohet energji elektrike e mjaftueshme për kompanitë, por po bëhen përpjekje maksimale që çmimi i energjisë elektrike të jetë sa më racional.

Related posts

“Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

Gazeta Max

Azeski për vizitë në minierat “Buçim” dhe “Borov doll”

Gazeta Max

Lulzim Bashën për pak e shtyp vetura

Gazeta Max