GazetaMax
SPORT

Ricciardo: Tashmë jam pajtuar, edhe nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, është në rregull për mua

Daniel Ricciardo ka folur përsëri lidhur me të ardhmen e tij.
Ricciardo ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e McLaren duke filluar nga sezoni tjetër.
Megjithatë, piloti australian nuk ka gjetur akoma marrëveshje me ndonjë skuadër të F1. Për pilotin nuk do të jetë problematike edhe nëse mbetet një sezon jashtë garave.
“Tashmë e kam pranuar se nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, jam në rregull me këtë”, ka thënë Ricciardo.
“E kam pranuar se nuk do të bëj gjithçka, ose skuadra ime nuk do të bëjë gjithçka vetëm për të më vendosur në grid nëse nuk është gjëja e duhur”, shtoi tutje anëtari i McLaren.
33-vjeçari nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm me McLaren. Ai është aktualisht i 17-ti në renditjen e përgjithshme në F1.

Related posts

Vazhdon të hetohet kartoni i verdhë i Xhakës – dyshohet për përfshirje të mafias shqiptare

e-max

Manchester City nga sezoni i ri mund të luajë në Ligën Kombëtare të Anglisë

e-max

Tronditë Ronaldo, njofton për vdekjen e djalit të tij

e-max