GazetaMax
Lajme

Tryezë e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor”

Shkup, 16 shtator – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon tryezë të rrumbullakët për Programin për parandalimin e korrupsionit në gjyqësor.

Në tryezën e rrumbullakët, është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryetares së Qeverisë për Politika për Qeverisje të Mirë Sllavica Gërkovska, Ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski, Kryetares së Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska, ambasadorit të Holandës në vend Dirk Jan Kop dhe Servas Feuertag kreu i projektit MATRA (Forcimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së Këshillit Gjyqësor).

Programin me plan veprimi për parandalimin dhe monitorimin e korrupsionit në gjyqësor do ta prezantojnë Meri Radevska, anëtare e Këshillit Gjyqësor, ndërsa në debat do të marrin pjesë edhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme, prokurori publik i shtetit Ljubomir Joveski, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Antonio Jolevski, Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.

Related posts

Pjesëtarët e ARM do marrin pjesë në misionet e NATO në Irak dhe Letoni

Gazetamax.mk

Osmani- Dion: Maqedonia e veriut dhe Kanadaja të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë transatlantike

Gazetamax.mk

Ahmeti: Ministrat shqiptar në qeveri punojnë për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk