Taravari: VLEN është projekt politik i paqëndrueshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se VLEN është projekt politik i paqëndrueshëm dhe se, sipas tij, nuk mund të funksionojë si një parti e përbashkët.

Në një intervistë për TV21, Taravari tha se këtë qëndrim e ka shprehur edhe më herët, pavarësisht se, siç u shpreh, disa nuk e kanë marrë seriozisht, transmeton Zyrtare.net

“Unë e kam thënë moti, edhe pse disa nuk e marrin seriozisht. E kam biseduar me miq dhe me faktorin ndërkombëtar. VLEN është projekt politik i paqëndrueshëm. Është projekt i cili nuk funksionon. Kurrë nuk do të funksionojë si parti e përbashkët”, deklaroi Taravari për TV21.

Ai kështu përsëriti qëndrimin e tij kritik ndaj funksionimit të VLEN-it si subjekt i përbashkët politik./ZYRTARE.net/

Burimi:zyrtare.net