Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Vernes, e cila ushtron detyrën e ambasadores.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet maqedono-amerikane, partneritetin strategjik mes dy vendeve, bashkëpunimin bilateral, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij.
Takimi vjen në kuadër të komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
