GazetaMax
Lajme

LSDM dhe Alternativa për Zhurnal: Nuk ka ndryshime në kabinetin qeveritar, kjo nuk është temë

Shkup, 19 shtator – Që kur VMRO-DPMNE përmes protestave kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë në pushtet me ngulm refuzonin një gjë të tillë dhe shprehehin se Qeveria po funksionon në mënyrë perfekte dhe nuk ka nevojë për ndryshime në Qeveri.

Kohëve të fundit kishte turbulenca tek partitë politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Kjo e para kishte kacafytje me Danella Arsovskën si kryetare e Shkupit, ndërsa LSDM po tundohet me dokumente nga VMRO-DPMNE për atë se kryeministri Kovaçevski me dokument se është i paaftë tërë jetën, ka shmangur shërbimin ushtarak, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër, edhe në PLD, parti edhe kjo në pushtet në krye me Goran Milevskin, kishte tollovi brenda partisë, me akuzat se ky i fundit ka punësuar “kë ka mundur” nëpër institucione të ndryshme. Në fundjavë u paralajmërua dorëheqja e tij, ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet ministri:

“Pas tri vitesh të punës si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, mendoj se është koha për ndryshime dhe në këtë pozitë të vijë një staf tjetër”, thotë Milevski në lidhje me informacionet në media se po tërhiqet nga pozita e tij në Qeveria.

Por, për të shfrytëzuar këtë ndryshim në Qeveri, në mediat maqedonase sot qarkullonin informacione se do të ketë edhe ndryshime tjera të ministrave. Fliteshte se do të zëvendësohen edhe ministrat Bekim Sali, Admirim Aliti dhe Bllagoj Boçvarski. Për këtë të fundit thuhet se Kovaçevski nuk është i kënaqur me punën sepse nuk po mundet të realizojë investimet kapitale. Për Admirim Alitin flitet se mund të zëvendësohet përshkak këmbënguljes së tij për përqindjen e shqiptarëve gjaët punësimeve në administratën shtetërore, ndërsa për Bekim Salin nuk ka informacione më detajisht por zëvendësimin e tij e pati mohuar gjithashtu edhe vet personalisht kryeministri para gati një muajve kur pati thënë se ai është i kënaqur me punën e ministrit Sali dhe nuk planifikohet rekonstruimi i kabinetit qeveritar.

Zhurnal kërkoi qëndrim zyrtar nga partitë Alternativa dhe LSDM për të konfirmuar nëse krerët e dy partive kanë biseduar për ndryshime të mundshme në formacionin qeveritar por nga të dyja partitë mohuan një gjë të tillë, duke thënë se për momentin kabineti qeveritar po funksionon në mënyrë perfekte.

Orhan Murtezani nga Alternativa për Zhurnal u shpreh se ministrat e Alternativës Admirim Aliti dhe Bekim Sali janë ndër ministrat më të suksesshëm në Qeveri dhe nuk bisedohet fare largimi i tyre.

“Tani për tani qeveria po funksionon normalisht dhe nuk ka arsye për asnjë lloj riformatimi. Ministrat tanë, Bekim Sali dhe Admirim Aliti, janë ndër ministrat më të suksesshëm jo vetëm të Alternativës, por edhe të gjithë qeverisë. Prandaj, nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla të panevojshme”, është shprehur Orhan Murtezani nga Alternativa.

Gjithashtu edhe nga LSDM, për Zhurnal u shprehën se këto zëra janë thjeshtë spekulime dhe për momentin nuk flitet fare për rikonstruim të Qeverisë.

“Këto janë spekulime, rikonstruimi i Qeverisë nuk është temë”, tha për Zhurnal, Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Zhurnal gjithashtu komunikoi edhe me Qeverinë për të konfirmuar një gjë të tillë, por edhe atje kjo temë ishte gjë e panjohur për momentin dhe përpos Milevskit i cili gjithashtu ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen zyrtarisht, nuk flitet për ndryshime të tilla të kabinetit qeveritar.

Ndryshe Qeveria është e përkushtuar maksimalisht në krizën energjetike, ekonomike si dhe në rrugën euroatlantike të vendit.//Zhurnal.mk

Related posts

Ky është i riu nga familja Grainca i arrestuar për keqpërdorimin e kartelave bankare

Gazetamax.mk

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Gazetamax.mk

A rrezikon Arsovska ta humbë pozitën e saj si kryetare e BNJVL-së?

Gazetamax.mk