GazetaMax
Lajme

Mbërrin në Durrës ‘Mv Eddystone’: Mbështetje për misionet e NATO në Ballkan

Durrës, 19 Shtator – Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarake “MV EDDYSTONE” pjesë e kapaciteve logjistike ndihmuese të misionit të KFOR.

E gjithë ngarkesa e anijes u shkarkua, për të vijuar më pas transportin drejt Kosovës.

“MV EDDYSTONE” është një anije mallrash e dedikuar për transportin e mjeteve motorike, e ndërtuar në vitin 2002. Ka thellësi prej 5.5 m, gjatësi prej 193 m dhe gjerësi 26.07 m. Ndërsa kapaciteti i saj mbajtës arrin deri në 23,235 tonë.

Pjesë e projektit të Portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano është dhe ndërtimi i një faciliteti autonom, bazë detare moderne që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare si dhe nevojave logjistike dhe të dislokimit të NATO-s.

Për zhvillimin e kësaj baze detare ka filluar bashkëveprimi intensiv me strukturat e aleancës dhe do të mbahen këtë muaj takime në nivel teknik.

Related posts

Për investime në “pikë-pikë” dhe puseta do të nënshkruhen 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve

Gazeta Max

Kaleska Vançeva: Kemi kapur trenin për BE, VMRO tenton të kthehemi prap

Gazeta Max

Paralajmërimet amerikane kundër korrupsionit/Arta Bilalli nga BDI: Pres që së shpejti të ketë rezultate

Gazeta Max