GazetaMax
Lajme

Konferencë ndërkombëtare “Prioritete të ridefinuara, realitete të reja pas krizës ukrainase”

Shkup, 22 shtator – Konferenca e shtatëmbëdhjetë vjetore ndërkombëtare për ide të reja me temë “Prioritetet e ridefinuara: realitete të reja pas krizës ukrainase” do të mbahet sot në organizim të Universitetit Amerikan Kolexh Shkup (UAKS) në bashkëpunim me UNHCR-në në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në hapje të konferencës, siç njoftuan nga UAKS, fjalim do të mbajë një përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një përfaqësues i UNHCR-së. Folësi kryesor në konferencë është prof. Eduard P. Xhozef nga Shkolla për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin Xhon Hopkins (Johns Hopkins School of Advanced International Studies) nga SHBA-ja.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe prof. dr. Xheremi Krips nga SHBA-ja, i cili do t’ua dorëzojë titullin e nderit Profesor Honoris Causa profesorëve të shquar të UAKS: Robert Hadson nga Universiteti i Derbit në Britaninë e Madhe dhe Luka Njan nga Universiteti “Tor Vergata” nga Roma, Itali.

Në konferencën “Prioritetet e ridefinuara: realitete të reja pas krizës së Ukrainës” do të marrin pjesë njëzet shkencëtarë dhe studiues nga disa vende, të cilët do të prezantojnë referate me tema nga fusha e shkencave politike, biznesit, ekonomisë, sipërmarrjes, si dhe sociale dhe çështjet politike të ndërlidhura me krizën në Ukrainë. Pritet prania e profesorëve dhe shkencëtarëve eminentë nga vendi dhe jashtë vendit, ambasadorë dhe përfaqësues nga sektori civil.

Related posts

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Gazeta Max

Mare Fashion brendi i njohur Turk tashmë edhe në Tregun tonë

Gazeta Max

Ali Ahmeti sot takon qytetarët në Gostivar, tek restorant Albis

Gazeta Max