GazetaMax
Lajme

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese në konferencë rajonale në Beograd

Shkup, 22 shtator – Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në konferencën rajonale në temë “Zbatimi i Konventës Evropiane për mbrojtje të të drejtave-përvojave njerëzore dhe sfidave të gjykatave në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Në ngjarje, siç informojnë nga Gjykata, ishte potencuar roli i gjykatave kushtetuese dhe gjykatësve në procedurat me qëllim mundësimin e mbrojtjes efektive të të drejtave nga konventa.

Gjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e instancave më të larta gjyqësore të Evropës Qendrore dhe Juglindore kanë diskutuar në pesë panele tematike: “Liria e shprehjes dhe gjykatat”, “E drejta e gjykatës së paanshme në procedurë penale”, “Lufta kundër krimit të organizuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatat vendore”, “Përvetësimi dhe humbja e të drejtave pronësore – parime të vullnetit të mirë dhe administrimit të mirë” dhe “Të drejta procesive – e drejta e qasjes në gjykatë në çështje civile”.

Në konferencën e cila u mbajt më 15 dhe 16 shtator në Beograd kanë marrë pjesë gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatës të gjykatave kushtetuese dhe supreme nga Federata Bosnja e Hercegovina, Republika Sërbska, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Delegacionin tonë e kryesonte Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe Mirjana Llesevska shefe e kabinetit dhe këshilltare në Gjykatë.

Konferencën e organizoi Gjykata e Lartë e Kasacionit në Serbi me mbështetje të projektit “Përforcim i mjeteve efektive juridike për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Serbi”, i cili zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Related posts

Nesër është dita për të ftuarit e lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Gazetamax.mk

Lufta e Ukrainës: Teoritë e konspiracionit viral pretendojnë se lufta ishte e rreme

Gazetamax.mk

“Jo përçarjes si në vitin 2001 me Këshillin koordinues”/ Xhaferi: Objektivi i BDI-së në zgjedhjet e ardhshme unifikimi i shqiptarëve rreth “Frontit Europian”

Gazetamax.mk