MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare – ndalesë 30-ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

Ministria e Financave realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme për aprovimin e kredive në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe gjobë në përputhje me dispozitat ligjore për dy shoqëri financiare.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme u realizua gjatë tre muajve të fundit, duke vepruar sipas raportimeve të qytetarëve, me ç’rast janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.

Mbikëqyrja mbi shoqëritë financiare kryhet në përputhje me Ligjin e Shoqërive Financiare dhe aktet nënligjore, përmes monitorimit të vazhdueshëm jashtë vendit dhe kontrolleve të drejtpërdrejta. Aktivitetet e shoqërive financiare monitorohen vazhdimisht, me ç’rast vëmendje të veçantë i kushtohet parashtresave, raportimeve dhe informacioneve të parashtruara nga qytetarët, si burim i rëndësishëm i njohurive rreth punës së këtyre subjekteve dhe risqeve të mundshme për shfrytëzuesit e shërbimeve financiare. Ministria e Financave shqyrton çdo parashtresë ose raportim të dorëzuar në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe në varësi të përmbajtjes dhe pretendimeve të paraqitura, ndërmerr veprimet përkatëse.

Ministria e Financave i inkurajon të gjithë qytetarët që konsiderojnë se janë dëmtuar ose që kanë njohuri për parregullsi në punën e shoqërive financiare, të parashtrojnë raportime pranë Ministrisë së Financave.

Raportimet mund të dorëzohen nëpërmjet Arkivit të Ministrisë së Financave, me postë në adresën: rr. “Dame Gruev” nr. 12, Shkup, si dhe në adresën elektronike:

prijavafd@finance.gov.mk.

Ministria e Financave realizon mbikëqyrje të vazhdueshme mbi punën e shoqërive financiare. Nga korriku i vitit 2024, janë vendosur masa për revokimin e katër licencave të punës ndaj shoqërive financiare, mbylljen e përkohshme të tre shoqërive financiare, gjoba ndaj 18 shoqërive financiare në vlerë të përgjithshme prej 3.040.323 denarëve ose rreth 49.400 euro, si dhe 58 urdhra me shkrim me afat për shmangien e parregullsive të identifikuara.

Ministria e Financave do të vazhdojë me mbikëqyrjen e vazhdueshme mbi shoqëritë financiare, ndjekjen e fuqishme të punës së shoqërive financiare, si dhe ndërmarrjen e masave në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe me qëllim të menaxhimit të ligjshmërisë dhe transparencës së punës, si dhe përforcimin e mbrojtjes së qytetarëve si shfrytëzues të shërbimeve financiare.