GazetaMax
Lajme

Punëdhënësit kërkojnë të vazhdojë subvencionimi i kontributeve për sigurim social

Shkup, 22 shtator – Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë kërkon që deri më 31 tetor 2024 të vazhdojë zbatimi i Ligjit për Subvencionimin e Kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social në bazë të rritjes së pagës.

“Kërkesa jonë është neni 11 i cili në ligjin ekzistues thotë: “Ky ligj do të zbatohet nga 1 nëntori i vitit 2019 deri më 31 tetor 2022” të ndryshohet dhe të jetë si në vijim: “Ky ligj do të zbatohet nga 1 nëntori i vitit 2022 deri më 31 tetor 2024”, informojnë nga OPM.

Kjo iniciativë, siç bëjnë të ditur, është ngritur pas konsultimeve të bëra me anëtarët e tyre.

“Duke e pasur parasysh krizën momentale ekonomike dhe energjetike, kur kompanitë përballen me shpenzime të mëdha enorme për prodhimtari dhe i bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbeten konkurrues në treg dhe t’i ruajnë vendet e punës, konsiderojmë se është me rëndësi të veçantë të vazhdohet me subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social sipas bazës së rritjes së pagës që të mund ta mbijetojnë periudhën e cila vijon. Duam të theksojmë se bëhet fjalë për ligj, i cili ka vendosur objektiva të qartë për miratimin e tij, ishte shumë lehtë i zbatueshëm dhe e realizoi qëllimin për të cilin ishte miratuar – rritja e pagave të të punësuarve”, bëhet e ditur në kumtesën e OPM.

Related posts

Procesi integrues, Ruzhin: Qeveria të hartojë strategji me parashikime

Gazetamax.mk

Nuk ka pengesa, të gjitha fluturimet në aeroport vijojnë sipas orarit

Gazetamax.mk

Ageler: Korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballeni

Gazetamax.mk