GazetaMax
Kuriozitete

Kreu i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut shtroi darkë për delegacionin e FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut, Conrad Kirkwood, në prag të ndeshjes së nesërme Irlandë e Veriut – Kosovë ka shtruar darkë për delegacionin e FFK-së, në krye me presidentin Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit, Bajram Shala.
Gjatë kësaj darke fillimisht presidenti Kirkwood e përshëndeti delegacionin e FFK-së në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”, teksa falënderoi kreun e FFK-së për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë në qershor.
Ai theksoi se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vizitës në Kosovë dhe me kënaqësi pret të vijë sërish.
Kirkwood shprehu shpresën për një lojë të mirë në ndeshjen e nesërme nga të dyja palët. Ndërkaq, presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut dhe shprehu bindjen se futbolli në të dyja vendet do të vazhdojë progresin edhe në të ardhmen.
Ai po ashtu i bëri ftesë zëvendëspresidentit të FIFA-s, David Martin, i cili ishte i pranishëm në darkë, që të vijë në Kosovë për ta mirëpritur së bashku presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, më 30 shtator. Në fund të darkës, të dyja delegacionet shkëmbyen dhurata.

Related posts

Milan do të shqyrtojë transferimin e Loftus-Cheek në afatin kalimtar të janarit

Gazeta Max

Napoli dhe Juve kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/2023

Gazeta Max

Trajneri personal i Wilder i jep këshilla Joshuas si ta mposht Furyn: “Ai është më i cënueshëm se kurrë më parë”

Gazeta Max