GazetaMax
Lajme

Sulmohet spitali onkologjik në Mykolayiv

Trupat ruse nuk ndalen! Mësohet se forcat ruse kanë bombarduar një spital rajonal onkologjik në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv. Kështu bëri me dije kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetit, Maksym Beznosenko përmes një mesazhi në Facebook.

“Vetëm një monstër mund të sulmojë të dobëtit. Ata të dobët janë pacientët tanë. Këta përbindësha granatuan spitalin onkologjik. Një spital që ofron kujdes për pacientët me kancer nga i gjithë rajoni i Mykolayiv,” tha ai në një postim Beznosenko.

“Nëse urrejtja e armikut bashkon, ne jemi tashmë kombi më i bashkuar në botë. Nëse Rusia i sheh pacientët me kancer si një kundërshtar të barabartë që është një kërcënim, nuk është thjesht e sëmurë, ajo tashmë është në agoni. Dhe kjo është e vetmja gjë që mund të na gëzojë në rrethana të tilla”, shtoi ai.

Sipas Beznosenko, granatimet nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke shtuar se; “Ne vazhdojmë të punojmë”.

Related posts

“Shqipëria importon 2/3 e mishit”, Sulaj: Vjen kryesisht nga Argjentina dhe Brazili

Gazetamax.mk

Hepatit akut që prek fëmijët, OBSH jep lajmin e hidhur: 169 raste në 12 shtete, shënohet viktima e parë

Gazetamax.mk

Dita e Evropës këtë vit shënohet nën slloganin #ThinkForward

Gazetamax.mk