Futbollisti Elseid Hysaj shënoi golin e dytë në triumfin 0 me 2 që Shqipëria arriti në Hungari ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, mbrojtësi shkodran deklaroi:
“Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip.
Mjaftojnë 6 muaj pa një ekip. Po të isha me një ekip do të ishte më e lehtë, por faleminderit Kombëtares, që mu gjend në këto momente.
Një objektiv i arritur. Ishte obligim për të fituar Grupin B.
Kemi bërë paraqitje shumë të mirë në të gjitha ndeshjet. Për këtë jam i kënaqur, sesa për ngjitjen në Ligën B.
Kemi disa çuna në moshë të madhe. E rëndësishme është që të gjithë të japim maksimin.
Do t’iu hapim rrugën edhe çunave të rinj që do të na zëvendësojme. Ne tani e rëndësishme është të japim maksimumin”, deklaroi Hysaj.
Burimi: botasot.info
