Tetovë, 27 shtator – Ujë të pijshëm në Tetovë për momentin ka vetëm nga ujësjellësi i vjetër dhe i njëjti mund të pihet, njoftojnë nga NPK Tetovë. Në faqen e tyre në Fejsbuk, fillimisht u njoftua se uji ishte i kontaminuar dhe jo i pijshëm, por udhëheqja e njësisë së punës “Ujësjellës” sqaroi se menjëherë më pas ai postim ishte hequr si informacion i papërshtatshëm.
“Prurja nga sistemi i ri i ujësjellësit ndërpritet automatikisht për shkak të turbullirës. Uji i pijshëm nga sistemi i vjetër i ujësjellësit është në rregull dhe aktualisht është në përdorim. Ndaluam prurjen nga ujësjellësi i ri sepse sensorët na shfaqën më shumë turbullira si në fillim të shtatorit. Me kaq, në qytet ka 100 litra ujë në sekondë më pak. Presim që problemi të tejkalohet së shpejti, për turbullimin e ujit ka sensorë të përshtatshëm parametrat e të cilëve tregojnë gjendjen dhe nëse uji mund të lëshohet në sistem, tha Lulzim Shaqiri, udhëheqës i njësisë së punës “Ujësjellësi” në NPK Tetovë.
Edhe nga Qendra për Shëndet Publik bëjnë me dije se rrjedha nga ujësjellësi i ri është ndërprerë për shkak të vranësisë.
Sipas informacioneve të NPK Tetovë sasia e ujit në këtë moment është 250 litra në sekondë, për të pasur ujë normal në Tetovë më duhen mbi 300 litra ujë në sekondë