GazetaMax
Lajme

MPJ dënon gjuhën e urrejtjes që u shpreh gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut – Bullgari në Shkup

Shkup, 27 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme përmes një reagimi publik ka dënuar sjelljen dhe shprehjen e djeshme të urrejtjes gjatë ndeshjes futbollistike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup, informon Zhurnal.

Siç shprehen nga MPJ, ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive.

“Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës paraqesin kundërthënie thelbësore të idesë së tyre bazë.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria edhe në të të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si vende aleate në NATO, partnerë të ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha, fqinjë të mirë”, thonë nga MPJ./Zhurnal.mk

Related posts

Filloi sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup

Gazeta Max

Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

Gazeta Max

Sanksione për dy autobusë dhe pesë mjete transportuese, pa dokumentacion kryenin transport ndërkombëtar

Gazeta Max