GazetaMax
Lajme

Hotelet në Strugë dhe Ohër rezikojnë mbylljen gjatë dimrit

Ohër, 27 Shtator – Rritja e çmimit të energjisë elektrike po sjell pasoja të shumta për të gjithë popullsinë në Maqedoninë e Verit.

Këtu nuk përjashtohen as hotelet në Strugë dhe Ohër.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Krste Blazeski, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë në Maqedoni, ndau me shikuesit e TV Alsat problemet me të cilat tash më po përballen hotelet.

Ai thot që hotelet kanë filluar ta ndjejnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe se kjo është edhe një nga arsyjet e rritjes së çmimeve të shërbimeve.

Bllazeski nuk e përjashtoi mundësinë e mbylljes së plotë të hoteleve deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

I pyetur se çka do të ndodh me të punësuarit, ai u përgjigj se duhet të ndjeket ligji në bazë të së cilit punëdhënësit duhet t’u paguajnë 70% të rrogës për muajt gjatë së cilëve hotelet do të jenë të mbyllura e më pas të njejtit do të kthehen në vendet e tyre të punës kur ato të rihapen përsëri.

Më tej ai shtoi se hotelet tash më përballen edhe me munges të stafi si pasojë e migrit, por që nuk përjashtohet mundësia që punëtorët të cilët nuk do të punojnë për këtë periudhë kohore, të mos kërkojnë zgjidhje në shtete tjera.

Related posts

Dëshmitari jep versionin për rënien e dronit në Mitrovicë

Gazetamax.mk

Seancë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Gazetamax.mk

Aleanca për Shqiptarët po qëndron në këmbë në Qeveri, po pret të lirohet ndonjë karrige!

Gazetamax.mk