GazetaMax
LAJME

Akademi solemne me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve

Shkup, 27 shtator – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve – 28 Shtatori, sonte në Shtëpinë e Armatës është mbajtur Akademi solemne, në organizimin e Këshillit nacional boshnjak të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën patronazhin e Lidhjes Demokratike Boshnjake.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se sot boshnjakët në vend janë të integruar në të gjitha institucionet dhe proceset shoqërore – kulturë, sport, arti dhe në zhvillimin e klimës së biznesit dhe aktualisht janë pjesë e koalicionit qeveritar.

“Qytetarët boshnjakë, si popull i barabartë në Maqedoninë e Veriut, janë thurur në shtetin tonë të përbashkët, multietnik dhe multikulturor dhe janë pjesë e të gjitha proceseve progresive, përmes të cilave e bëjmë rrugën tonë drejt të sotmes të përbashkët më të mirë, drejt të nesërmes tonë akoma më të mirë. Kjo na bën ne qytetarë dinjitoz, që e duan vendin e tyre me vepra, si pjesë e forcave përparimtare në shoqërinë tonë”, tha kryeministri.

Kryetari i Këshillit kombëtar boshnjak, Xhevat Hot, në fjalimin e tij në Akademinë solemne, citoi pjesë nga veprat e shkrimtarit, eseistit, publicistit boshnjak Alija Isakoviq.

Ai theksoi se Këshilli kombëtar i boshnjakëve është i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin e boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre dhe një nga projektet me të cilin po punon është ndërtimi i një qendre kulturore boshnjake.

Kryetari i Unionit Demokratik të Boshnjakëve, Munir Kolashinac, në fjalimin e tij në Akademinë solemne tha se me kalimin e viteve, boshnjakët i kanë mbijetuar shumë padrejtësive, por megjithatë kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre.

Related posts

Ademi takim me deputetët austriak: Austria partner i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE

e-max

Mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollave të mesme

e-max

DAP inspeketoi 611 markete, 114 markete për ushqimet bazë kanë marr 5% tatim

e-max