GazetaMax
Lajme

Panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”

Shkup, 28 shtator – Shoqata ekologjike e Maqedonisë së Veriut (SHEM) dhe “Miqtë e Sharrit” sot në Kodër të Diellit organizojnë panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”.

Panairi është në suaza të projektit “E ardhme e qëndrueshme për rajonin Sharr – Korab – Koritnik”, që SHEM e zbaton me partnerë nga rajoni dhe Gjermania. Qëllim kryesor i projektit është përmirësimi i biodiversitteit në rajon përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të popullatës lokale në vazhdimin e praktikave tradicionale dhe të qëndrueshme.

Në panair do të prezantohen gjithsej 13 projekte nga vendi, Kosova, Shqipëria, të cilët punojnë në mbështetje të blegtorëve lokal, bletarëve apo ndërkaq kanë aktivitete lidhur me kultivimin e bimëve mjekuese dhe promovimin e turizmit në rajon

Related posts

Taravari – Ageler: Integrimi i vendit në BE është e vetmja rrugë që garanton zhvillim, prosperitet dhe stabilitet

Gazeta Max

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Gazeta Max