​Një natë për histori: Hysa kërkon titullin e botës në boks, ja kur pritet të nisë meçi

Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ketë sonte një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, në përballjen kundër gjermanit Agit Kabayel, në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Përballja zhvillohet në Merkur Spiel-Arena në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Kabayel do të kërkojë ta mbrojë titullin e tij botëror në versionin WBC.

Hyrja e boksierëve në ring pritet rreth orës 23:00. Hysa synon të shkruajë historinë e boksit shqiptar, duke kërkuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Përballja pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për karrierën e tij, përballë një kundërshtari që konsiderohet ndër emrat më të fortë të kategorisë së rëndë. 

Burimi: botasot.info