GazetaMax
Sport

Singapore GP, sfidë në vete për pilotët e Formula 1

Çmimi i madh i Singaporit do të kthehet në kalendarin e Formula 1 këtë edicion, që prej 2019, për t’u dhënë pilotëve sfida të mëdha gjatë kryerjes së garës.
Ndonëse temperatura 30 gradë celcius nuk mund të konsiderohet si më e nxehta ndonjëherë, kushtet brenda pistës pritet ta prodhojnë një zagushi shumë më të madhe.
E gjitha kjo për shkak të lagështisë së ajrit që mund të arrijë deri në 80 për qind.
Duke i pasur parasysh këto rrethana të mundshme, disa prej pilotëve kanë filluar me përgatitje intensive, në mënyrë që t’i rezistojnë fizikisht këtij moti.
Piloti i McLaren, Daniel Riccardo, i ka kryer disa sesione në saunë, për t’u mësuar me atë që do ta presë më pas.
Njëjtë bëri edhe Carlos Sainz i Ferrarit.
Një ide e mirë e cila u aplikua nga Riccardo ishte edhe veshja shumështresore e cila e stërvit pilotin edhe më shumë me vapën.
Mbetet të shihet se si do të përfundojnë në fund garuesit.
Siç thuhet në faqen zyrtare të F1, nuk është çudi që të njëjtit ta mbyllin garën me pesë kilogramë më pak.

Related posts

Ndeshja me Genoan, Pioli bën këto ndryshime në formacion

Gazetamax.mk

Dramë me 7 gola në Sivas, Ballkani kthehet me 3 pikë

Gazetamax.mk

Kjo është oferta që po përgatit Barcelona për Lewandowskin

Gazetamax.mk