GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Shkollat e mesme profesionale shtylla për zhvillim të arsimit

Shkup, 3 tetor – Mbi 90 për qind nga të papunësuarit në vend janë analfabetë funksionalë ose të arsimuar jonfunksionalë, ndërsa 63 për qind prej tyre janë pa arsim fillor ose të papërfunduar fillor. Kjo është gjendja faktike, këto janë kuadrot të cilat tregu i etur nuk mund t’i konsumojë, pasi janë joadekuatë. Për këtë duhet të flasim, ky është problem me dekada dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Koncepti i mësimit të përjetshëm, të rikualifikimit është realitet, të cilin secili duhet ta pranojë. Kjo është ndoshta vështirë, duke e marrë parasysh sistemin porej të cilit kemi dalë, por kaluan tre dekada dhe është rendi që ta kapim hapin. Duhet të kthehemi drejt punësimit, ta masim kuadron me kualifikime, të nevojshme me tregun bashkëkohor të punës, i cili më nuk nënkupton industri të rëndë, por robotikë, megatronikë dhe intekegjencë artifiaciale.

Këtë e theksoi zëvendës kryeministri për çështje evropiane Fatmir Bytyqi në fjalimin në Konferencën e sotme kombëtare “Përmirësimi i sistemit APT në pesë rajone – potencial dhe vlerësim i kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale në rajonet”.

Bytyqi përmendi se shkollat e mesme profesionale janë ndoshta shtylla për zhvillim të arsimit, ndërsa të rinjtë, tregu i punës dhe migrimi janë tre faktorët mes vete të lidhura, të cilat duhet ashtu, në mënyrë holistike, të shihen.

Sipas zëvendës kryeministrit, për këtë situatë duhet të flitet hapur dhe problemet qartë të thuhen, pasi në të kundërtën, përparim nuk mund të arrihet. Tani kur jemi në procesin e skriningut, duhet saktë, faktikisht dhe sinqerisht të hartojmë ku jemi të fuqishëm, e ku të dobët, në çka të punojmë me shumë intencë, por edhe të kuptojmë se tërë këtë nuk e bëjmë për dikë tjetër, por për neve, për ardhmërinë tonë dhe zhvillimin tonë.

“Të rinj, tregu i punës dhe migrimi – të gjitha janë të lidhura dhe mes vete të varura dhe nëse nuk i shohim në mënyrë holistike dhe nuk arrijmë ta adresojmë kompleksitetin e tyre, do të kemi 30 vite të ardhshme ku do të pyetemi çka po bëjmë gabimisht. Faktet nuk janë të këndshme dhe nuk po tingëllojnë pozitivisht. Me siguri pritet që dikush që është në pozitë si timen ta thotë në ngjarje publike vetëm lajmet e mira. Por, derisa flasim me fakte, me të vërtetën dhe realitetin e situatës, nuk do ta arrijmë përparimin që na duhet”, tha Bytyqi.

Zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu potencoi se një nga sfidat më të mëdha për vendin është përforcimi i kapitalit njerëzor për zhvillim inkluziv ekonomik.

“Cilësia e arsimit është bazë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, proceset reformuese në sistemin arsimor kombëtar, megjithatë nevojiten investime shtesë për përmirësimin e procesit të mësimit. Një nga inovacionet është vlerësimi kombëtar në testimin me çka do të plotësohen kushtet e ndjekjes, evoluimit të suksesit të nxënësve në shkollat fillore në nivel kombëtar”, tha Aliu.

Ai theksoi se në arsimin profesional filloi reforma thelbësore, me qëllim që të formohen njerëz të rinj, të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut të punës. Vitin e kaliuar shkollor në të gjitha shkollat e mesme profesionale, sip tha, kemi pasur 97 paralele duale dhe më shumnë se 1.400 nxënës në të njëjtat. Këtë vit, kemi mbi 200 paralele duale dhe 2.700 nxënës, vitin e kaluar ka pasur 250 kompani të përfshira, ndërsa këtë vit ka mbi 400 kompani të përfshira në këtë proces.

“Një pjesë e ndryshimeve që ndërmerren me ngritjen e qendrave rajonale të arsimit profesional në nivel kombëtar janë të orientuara drejt kulturës së inovacionit në nivel rajonal dhe kombëtar. Fokusi është të investojmë në zhvillimin e komuniteteve që mësojnë duke bashkuar nxënësit, studentët, mësuesit, profesorët, prindërit dhe komunitetin e biznesit. Për këtë qëllim, në prill të këtij viti është miratuar zyrtarisht koncepti për zhvillimin e qendrave rajonale për arsim dhe aftësim profesional në përputhje me strategjinë e arsimit 2018/20225. Koncepti u përgatit me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa ka filluar përmes zbatimit të hulumtimit të ofertës arsimore dhe kërkesës për aftësi pune në tregun e punës. Gjithashtu, janë mbajtur konsultime me palët e interesuara ndërkombëtare dhe kombëtare. Në atë drejtim, besoj se analizat e sotme janë bazuar në një numër të madh të konsultimeve me të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, tha Aliu.

Rëndësia e shkëmbimit të informacionit, shtoi ai, është parë edhe në kuadër të dialogut social të cilin MASH e zhvillon me komunitetin e biznesit, shkollat ​​profesionale dhe pushtetin vendor.

“Përmes fushatës ‘Mëson me zgjuarsi, puno profesionalisht’ që po zbatohet në vazhdimësi në dy vitet e fundit, janë evidentuar nevojat lokale për profile të caktuara profesionale, të cilat tashmë janë pjesë e politikës së regjistrimit në shkollat ​​e mesme profesionale. Në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe Odën ekonomike u ritheksua vlera e konceptit të arsimit të dyfishtë. Është një qasje efikase dhe efektive për të mësuarit drejtpërdrejt në vendin e punës në kompani që mundëson përvetësimin e njohurive dhe aftësive praktikisht të zbatueshme dhe krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur mirë për të hyrë në tregun e punës menjëherë pas përfundimit të arsimit”, theksoi Aliu dhe shtoi që qendrat rajonale të formimit profesional të arsimit dhe aftësimit të jenë liderë në promovimin e këtij koncepti arsimor.

Qendrat rajonale të arsimit dhe aftësimit profesional, siç tha ai, mund të luajnë një rol thelbësor për avancimin e sistemit arsimor me iniciativat për inovacion, zhvillim ekonomik dhe konkurrencë, ndërsa shtoi se njohuritë e sotme nga puna e gjerë kërkimore e bërë në projektin për pesë rajonet – Shkupit, Pellagonisë, Lindor, Juglindor dhe Rajonit të Vardarit do të paraqesin bazë solide për forcimin e proceseve reformuese në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Konferenca kombëtare “Përmirësimi i sistemit të ATP në 5 rajone – potenciali dhe vlerësimi i kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale në rajone” është pjesë e aktiviteteve të projektit “Rritja e atraktivitetit, gjithëpërfshirjes dhe rëndësisë së arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të të rriturve”, qëllimi i së cilës është përputhja e aftësive të të rinjve dhe të rriturve sipas nevojave të tregut të punës duke rritur aksesin në arsim, trajnim dhe arsim profesional cilësor për të rriturit./zhurnal.mk

Related posts

Maqedonia dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare më 14 nëntor

Gazetamax.mk

Dalin disa nga propozimet e ukrainasve: Zotohen për mosanëtarësim në NATO nëse u garantohet siguri

Gazetamax.mk

A qëndron e shkarkuara Sofijanova pas sulmit ndaj Bekim Sali?

Gazetamax.mk