GazetaMax
Sport

Messi në radarin e ‘L’Equipe’ – akuzohet për ndotje të tepërt të mjedisit

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi është cak i raportimeve të ‘L’Equipe’, për çështje që s’lidhen me futbollin, por me ekosistemin. 
Leo Messi, aktualisht lojtar i PSG, ka një avion privat dhe si pasojë e tij ka përfunduar i kritikuar nga gazeta prestigjioze franceze, ‘L’Equipe’.
Messi është në radar, si pasojë e ndikimit negativ në ekosistem.
‘L’Equipe’ insiston se Lionel Messi, në tre muaj, ka liruar aq CO2 me avionin e tij privat, sa liron një francez mesatar në 150 vite.
Avioni privat i Lionel Messi nuk përdoret vetëm nga lojtari. Atë e përdorin edhe shokët e tij.
Sipas raportimeve, avioni i tij ka bërë 52 udhëtime nëpër botë, vetëm mes 1 qershorit dhe 31 gushtit.
Mediat franceze po trajtojnë me seriozitet të lartë problemet që lidhen me ambientin. Pyetje për udhëtimet e skuadrës i ishin drejtuar edhe trajnerit të PSG, Christophe Galtier.

Related posts

Ky do të jetë orari i ndeshjeve për Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Paulo Dybala është bindur ti thotë “po” AsRoma-s .

Gazetamax.mk

Presidenti i Nice, Rivere: Nuk e kemi kontaktuar Pochettinon

Gazetamax.mk