GazetaMax
Lajme

Sekretari shtetëror Rexhail Ismaili pa përgjigje për vonesat e subvencioneve për bujqit

Tetovë, 9 Tetor – Sekretari shtetëror në ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili nuk ka dhënë një përgjigje se përse po vonohen subvencionet e bujqëve për shkak se një praktikë e tillë ndikon negativisht tek të rinjtë të cilët duan të merren me bujqësi.

Është e vërtetë se ka vonesa por gjithësesi se subvencionet paguhen u shpreh Ismaili. Çdo problem që paraqitet në shtet kërkon një intervenim sa më të shpejtë në situata të ndryshme tha ai.

Dy vite ishim sipas tij në krizën e pandemisë dhe këtë vit jemi në fazën e krizës energjetike dhe si rezultat i implikimeve jemi vonuar tek blektorët. Ai tha se gjithësesi se subvencionet për vitin 2021 janë në fazën përfundimtare të pagesës tha Ismaili.

Related posts

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Gazeta Max

Dështoi përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Nis rikonstruksionin e 2 kilometrave rrugë në Çairin e Vjetër

Gazeta Max