Suksesi ka të bëjë me atë që dini dhe çfarë bëni në të vërtetë me njohuritë që fitoni. Pra, çfarë duhet të bëni nëse keni nevojë të mbani mend diçka të rëndësishme?
Adam Grant bëri një kërkim të thellë në hulumtimin e kujtesës për të gjetur një përgjigje të thjeshtë. (Adami është një psikolog organizativ, autor best-selling, moderator i podcast të shkëlqyer WorkLife, bashkë-themelues i Givitas.)
Ky është procesi tre-hapësh i Adam për të kujtuar gjithçka që ju dëshironi të mbani mend.
1. Bëjini vetes kuize
“Mos i rilexoni gjërat, mos i nënvizoni ato, apo çdo gjë që ndoshta keni bërë kur ishit në univeristet,” thotë Adam. “Ajo që ju doni të bëni është të zhvilloni kuice për veten.”
Shumë studime tregojnë se vetë-testimi është një mënyrë jashtëzakonisht efektive për të përshpejtuar procesin e të mësuarit. Nëse ju i bëni vetes testime dhe përgjigjeni gabim, jo vetëm që ju keni më shumë gjasa të mbani mend përgjigjen e duhur pasi ta kërkoni atë, por gjithashtu do të mbani mend çdo gjë që nuk ju kujtohej. (Të bësh diçka të gabuar është një mënyrë e mrekullueshme për ta kujtuar atë herën tjetër, veçanërisht nëse tenton të jesh i ashpër me veten.)
Kujtesa – se si truri ynë proceson gjërat që duhet të kujtojmë dhe shpesh kujtimet që nuk i mbajmë mend – është interesante.
Pra, jo vetëm të rilexoni ose të përsërisni, por testoni veten. Nëse po përgatiteni për një prezantim, testojeni veten në atë që vjen pas hyrjes tuaj. Testoni veten duke renditur katër pikat kryesore që ju doni të prezantoni. Testoni veten në vlerësimet e shitjeve, ose rezultatet nga analiza konkurruese. Duke testuar veten do t’ju ndihmojë të fitoni besim në atë se sa dini dhe do t’ju ndihmojë më shpejt të mësoni gjërat që nuk dini.
2. Përmblidheni atë që lexoni dhe ndajeni me dikë tjetër
Është e vërtetë se ata që japin mësim, mësojnë më shpejt dhe mbajnë mend më shumë. Mundohuni që çdo gjë që lexoni ta përmblidhni me mendjen tuaj dhe ta ndani me të tjerët. Në këtë mënyrë gjërat do ju fiksohen më shumë dhe do të mbani mend gjatë ato çfarë lexoni.
Ju do ta keni më të struktuar informacionin që merrni dhe mund t’ja përcillni të tjerëve pa problem.
3. Lidheni atë që sapo mësuat me përvojat që keni pasur më parë
Të mësuarit shoqërues është procesi i lidhjes së diçkaje të re me diçka që tashmë e dini, pra duke mësuar marrëdhënien midis gjërave që duken të palidhura me njëra tjetrën.
Duhet të mësoni diçka të re? Mundohuni ta shoqëroni, të paktën pjesërisht, me diçka që tashmë e dini. Pastaj ju duhet të mësoni vetëm dallimet mes tyre dhe do të mund të aplikoni kontekstin, i cili do t’ju ndihmojë me rikthimin e kujtesës, në informacionin e ri që po mësoni.
E gjithë kjo do të thotë që do të duhet të mësoni shumë më pak. Sipas shkenca, kjo do të rezultojë në aftësinë tuaj për të mësuar më shpejt dhe të mbani mend shumë më tepër.
previous post
next post