GazetaMax
Lajme

Nga 1 dhjetori masë e veçantë për prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve bazë

Shkup, 9 tetor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se tashmë është e gatshme masa për prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, ndërsa operacionalizimi duhet të fillojë nga 1 dhjetori.

Siç theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Qeveri, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave krijohen masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë.

“Me ministrin Besimi krijojmë masa edhe për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve bazë, si bukë dhe vaj për ushqim, Ministria e Ekonomisë sapo ka përgatitur një masë e cila duhet të operacionalizohet nga 1 dhjetori”, theksoi Bekteshi.

Ai edhe një herë sqaroi se qëllimi është që të ulet çmimi i inputeve për produktet bazë, që të pengohet shtrenjtimi i tyre.

Related posts

Rrufeja godet një fëmijë tetë vjeçar në plazhin e Burgasit, po lufton për jetën

Gazetamax.mk

Pendarovski uron fitoren e presidentit francez, Emanuel Makron

Gazetamax.mk

Mariçiq-Varhej: Të gjithë në RMV do të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit

Gazetamax.mk