GazetaMax
Lajme

Në prag të largimit, Gjukanoviq sulmon Abazoviçin: Destabilizoi shtetin dhe shoqërinë

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviç bën sot betimin. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri do të mbahet në parlamentin malazez në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota.

Në prag të dorëzimit të detyrës, presidenti në largim, Milo Gjukanoviç fshikulloi edhe një herë kryeministrin Dritan Abazoviç, dhe paraardhësin e tij pro serb, Zdravko Krivokapic.

“Këto qeveri destabilizuan thellësisht shtetin dhe shoqërinë, shkatërruan arritjet e vlefshme të zhvillimit ekonomik dhe institucional dhe vunë në pikëpyetje arritjen e qëllimit europian”, tha Gjukanovic.

Njeriu që e drejtoi vendin për mbi tre dekada beson se qeveria e zgjedhur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të marrë përgjegjësi dhe do të krijojë kushte për jetë normale politike në vend. Milo Gjukanoviç ka qenë shtatë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, ai dha dorëheqjen edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve. Përkatësisht, pas 30 vitesh në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2020 nga një shumicë e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

Gjatë pushtetit të tij, Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, përveç se me Serbinë ku me Beogradin zyrtar, teksa marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë. /TCh/

Related posts

Specialja vendos, aktgjykimi për Gucatin e Haradinajn shqiptohet brenda 90 ditësh

Gazetamax.mk

Dhuratë e veçantë nga Rexhep Alltepe, ish-kryetar i Bursës dhe qytetar nderi i Komunës së Çairit

Gazetamax.mk

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Gazetamax.mk