GazetaMax
Lajme

Subvencione të energjensave për industritë ushqimore nëse i ulin ose nuk i rrisin çmimet

Shkup, 9 tetor – Inflacioni është plotësisht i njëjtë në të gjithë Evropën dhe buron nga faktorë të njëjtë – çmimi i drithërave bazë është rritur mbi 70 për qind gjatë 12 muajve, ndërsa ato janë lëndë e parë bazë për prodhimin e bukës, ndërsa është rritur edhe çmimi i energjensave, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në fillim Qeveria, tha ai reagoi me ngrirje të çmimeve, por nëse ngrihen çmimet nën koston e prodhimit do të ketë mungesë të ushqimit.

Ai theksoi se kanë vendosur masa të targetuara për subvencionimin e industrive që prodhojnë produkte ushqimore bazë për të ndihmuar me energjensë dhe rrymë që e përdorin, por me kusht nëse ulet ose nuk rritet çmimi i produkteve që dalin nga kapacitetet e tyre.

“Shpresoj se në një ose dy javët e ardhshme do të arrijmë deri në zgjidhje të pranueshme për prodhuesit e cila do të mundësojë subvencionim të energjensave për to, ndërsa ata të ulin ose të mos e rrisin çmimin e produkteve ushqimore bazë”, tha Kovaçevski në konferencën për media në të cilën i bëri të ditur masat për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive për përballje më të lehtë të krizës ekonomike- energjetike të miratuara sot në seancën e 88-të të rregullt të Qeverisë.

Related posts

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

Gazetamax.mk

Todorov në “Win-Win”: Ahmeti është ndër politikanët më me përvojë, nuk mund të luajë rolin e tij as LSDM e VMRO

Gazetamax.mk

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gazetamax.mk